Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit (FOTO)

Picture of INA
INA

24/06/2024

Familja Kadriu, të afërmit, miqtë dhe kolegët i dhanë sot lamtumirën e fundit Isuf Kadriut, zëvendëskryeredaktorit të televizionit Alsat.

Me këndim të Kuranit dhe lutje, trupi i pajetë i tij, u përcoll në vendbanimin e tij të fundit, në varrezat e Butelit.

Familja Kadriu prej nesër çel të pamen, ku të gjithë miqtë do të priten për ngushëllime. Kolegu ynë Isuf Kadriu, do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore. Isuf Kadriu ndërroi jetë dje, në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij. Ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut. Që nga viti 2008 ka qenë zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së punës në programin informativ të televizionit. Gjatë punës së tij shquhej për përkushtim të madh profesional dhe për kolegialitet në punë. Karriera në gazetari e Isuf Kadriut fillon në vitin 1998 në Televizionin ERA, ndërsa që na viti 1999 në Programin në Gjuhën Shqipe të Televizionit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin punoi si redaktor i lajmeve deri në vitin 2008, përfshirë edhe periudhën e ndjeshme të konfliktit të vitit 2001, gjatës së cilës me përkushtim të pashoq, duke mos kursyer asgjë në aspektin profesional për të kontribuar për informimin e drejtë dhe objektiv të opinionit publik lidhur me zhvillimet në terren, ndërsa shpesh edhe vetë duke qenë në rolin e reporterit të luftës në zonat e përballjeve mes forcave policore ushtarake dhe ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Paralelisht me angazhimet në mediat e vendit, edhe atë në pozicione pune me përgjegjësi, Kadriu që nga viti 2001 dhe në vazhdimësi ka qenë korrespondent i përhershëm i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi, prej ku ka raportuar për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e ngjarje tjera që kanë ndodhur në Shkup e në vend. Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike./Alsat.mk

TË FUNDIT
37 sekonda
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
1 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person
1 orë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët
1 orë
Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

ME TE LEXUARA

20 orë
Maqedonia e Veriut po zbrazet, 205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë
1 orë
Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut
1 ditë
18 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
18 orë
Është rihapur vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni me Greqinë
1 orë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët
1 ditë
Qeveria ka emëruar disa drejtorë, ja emrat
18 orë
Qeveria miratoi emrat e zëvendësministrave të rinj, shtatë janë nga VLEN: Elfet Ismaili në Mbrojtje, Astrit Iseni në MPB

LEXO MË SHUMË

sadulla duraki duraku

Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

policia

Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LSDM

LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

maqedoni-bullgari-780x439-1

Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

mexhiti mickoski

Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

florian qehaja

Arrestimi i veteranit të UÇK’së, Ambasadori Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

INFO

NA NDIQ