Zv/ministri Iseni e priti në takim zyrtarin e lartë italian

Picture of INA
INA

14/08/2024

Zv/ministri i punëve të brendshme, Astrit Iseni priti sot në takim pune z. Masimo Pani-n, Oficer Ndërlidhës dhe Ekspert i Sigurisë në Ambasadën e Republikës Italiane në Shkup.

“Gjatë takimit biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Italiane, i cili në vazhdimësi zhvillohet në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira miqësore mes dy vendeve.
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, theksova aktet tashmë të nënshkruara dypalëshe me Republikën Italiane dhe e informova z. Pani se procedura për nënshkrimin e dy akteve bilaterale është në proces, me theks të veçantë të Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve që është me interes të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që qëndrojnë dhe jetojnë në Republikën Italiane.
Njëherit, i falënderova ata për përfshirjen e tyre në projektin aktual në kuadër të IPA Programit nacional si dhe Projektit rajonal që ndanë mjete për stërvitjen e ardhshme simuluese që do të mbahet në tetor të këtij viti në Ohër.
Takimin e përfunduam me bindje se bashkëpunimi i ndërmjetësuar nga Ambasada e Republikës Italiane në Shkup, është në nivel jashtëzakonisht të lartë, me tendencë që të zhvillohet edhe në të ardhmen.”, u shpreh Iseni. (INA)

TË FUNDIT
39 minuta
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
1 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
2 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
3 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
4 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

ME TE LEXUARA

21 orë
Aziri nga ASH-krahu i Selës: Vendimi i Gjykatës nuk do të thotë që partia i është dhënë palës tjetër
1 ditë
Kaba: ASH-në e formuam për të përmbysur sistemin antidemokratik dy dekadësh
6 orë
Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër
1 ditë
Rijad Shaiqiri: Pas “telenovelës”, Gjykata e Apelit vendosi se edhe ligjërisht Aleanca për Shqiptarët na takon neve në krye me Arben Taravarin
21 orë
A po shkrihen akujt mes Sofjes dhe Shkupit, çka thanë Davkova-Radev pas takimit?!
1 ditë
VLEN: Jemi të përkushtuar për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari!

LEXO MË SHUMË

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

kercove gostivar oher

Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

INFO

NA NDIQ