Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

Picture of INA
INA

12/06/2025

Shkup, 11 qershor 2025 – Në vazhdën e diskutimeve publike rreth përfitimeve institucionale të karateistit të mirënjohur Berat Jakupi, Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku, ka reaguar sot me një sqarim zyrtar lidhur me statusin e shpërblimeve të tij.

Sipas znj. Sadiku, Jakupi nuk është përfitues i një pensioni të përhershëm klasik, siç janë disa sportistë të dekoruar me medalje olimpike apo tituj botërorë në disiplina të veçanta. Megjithatë, ajo theksoi se ky fakt nuk do të thotë që ai është neglizhuar nga institucionet.

“Për arritjen e tij në Kampionatin Botëror Universitar, ai është shpërblyer në bazë të vendimeve ligjore me një kompensim mujor (stipendi) në vlerë bruto sa dy paga mesatare në muaj,” – thuhet në deklaratën e saj.

Sipas dokumentacionit zyrtar, Berat Jakupi aktualisht përfiton 82.478 denarë në muaj, për një periudhë katërvjeçare, në përputhje me aktet dhe vendimet që rregullojnë këtë kategori shpërblimesh.

Zëvendësministrja nënvizoi se vlerësimi i sportistëve bëhet mbi bazën e kritereve ligjore, jo perceptimeve individuale. Ajo siguroi se institucionet janë të përkushtuara për të garantuar transparencë dhe drejtësi për çdo sportist, sipas rezultateve të arritura.

“Berat Jakupi mbetet një nga emrat e respektuar të sportit tonë, dhe si i tillë, është vlerësuar institucionalisht dhe do të vazhdojë të ketë përkrahjen e merituar,” – u shpreh Sadiku.

Ajo gjithashtu shtoi se dokumentet zyrtare që konfirmojnë përfitimet mujore të z. Jakupi janë në dispozicion të publikut dhe mediave, si dëshmi e qasjes transparente të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit. (INA)

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË