Zv.Sekretarja e NATO-s, Sheqerinska flet për largimin e trupave amerikane nga KFOR-i

Picture of Ina Online
Ina Online

04/04/2025

Zëvendës Sekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka reaguar ndaj shqetësimeve në lidhje me mundësinë që Shtetet e Bashkuara të tërheqin trupat e saj nga misioni i KFOR-it në Kosovë.

Ajo në një intervistë për Kosovo Online ka sqaruar se këto informacione janë të pasakta dhe se NATO mbetet e angazhuar në vazhdimësinë e misionit të KFOR-it.

“Ka pasur pretendime që u dëshmuan të gabuara. E rëndësishme është që Aleanca ka treguar angazhimin e saj ndaj misionit dhe aleatët kanë dërguar më shumë trupa kohët e fundit. Askush nuk duhet të dyshojë për përkushtimin dhe vendosmërinë e Aleancës,” ka thënë Shekerinska për Kosovo Online.

Ajo gjithashtu ka theksuar angazhimin e NATO-s për një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe ka përmendur vizitat e fundit që janë realizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, vetë Shekerinska dhe Këshilltarët e Atlantikut të Veriut në KFOR, si një dëshmi të qartë të angazhimit të Aleancës për të mbështetur dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Për më tepër, Shekerinska ka deklaruar se NATO mbetet e angazhuar për një dialog të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se roli i Aleancës dhe KFOR-it është të sigurojnë që zgjidhja e problemit mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut politik.

“NATO ka qenë e angazhuar për rajonin gjatë dekadave të fundit dhe, për shkak të rëndësisë së dialogut, kam pasur takime me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së. Roli ynë është i qartë: KFOR-i, misioni më i madh dhe më i gjatë i NATO-s, duhet të bindë të gjithë se vetëm dialogu politik mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabilitet politik,” ka përfunduar ajo./KO

TË FUNDIT

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin

Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?

Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?

Lojtari i Madh!

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË