Zvarritet hapja e Shkollës së re në Vizbeg, nuk ka mësimdhënës, institucionet e hedhin fajin te njëra-tjetra

Picture of INA
INA

10/09/2024

Objekti është gati, por mësimi në shkollën e re të Vizbegut nuk po fillon.

Për shkak se ende nuk janë punësuar mësimdhënësit, nxënësit e Vizbegut po detyrohen të mësojnë në shkolla të lagjeve tjera.

Ditën e parë të vitit të ri shkollor drejtori i kësaj shkolle Kadri Elezi për TV21 tha se ministria e Arsimit dhe komuna e Butelit shumë shpejtë do të hapin konkursin për pranimin e kuadrove të reja.

“Janë marrë vesh në mënyrë të përshpejtuar të kryejnë procedurën e marrjes së pëlqimeve, dhe pas marrjes të hapin konkurs për pranimin e kuadrove të reja dhe më pas të zhvillohet mësimi normal nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Banorët e lagjes së Vizbegut është e vërtetë se kanë pritur një kohë të gjatë për shkollën por do të presin edhe disa ditë derisa oficialisht të nisë mësimi…”, tha për TV21 Kadri Elezi – drejtor i SH.F “Vizbeg”.

Nga ana tjetër kryetari i Butelit Darko Kostovski, premton se problemi do të zgjidhet së shpejti, dhe për këtë presin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës……

“Presim nga MASH, do të bëhet së shpejti. 13 mësimdhënës për fillim dhe 10 për për shërbimet”, potencoi Darko Kostovski – kryetar i Komunës së Butelit.

Derisa drejtori i shkollës dhe kryetari i komunës presin pëlqimin e MASH për punësimet, ministrja Vesna Janevska, thotë se ata duhet vet të organizohen.

“Ajo është punë e komunës jo e ministrisë, ministria nuk ka asnjë lidhje. E gjithë ajo është punë e vetëqeverisjes lokale, ju e dini që shkollat fillore janë në vetëqeverisjen lokale, se si ata do të organizohen ata e dinë se si duhet ta bëjnë dhe unë jam e bindur se do ta bëjnë.
E njëjta vlen edhe për shkollën në Vizbeg?
-po, absolutisht vlen për të gjitha vetëqeverisjet lokale”,u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Derisa institucionet po e hedhin “topin” të njëra tjetra, nxënësit enden nuk e dinë se kur do të nisin të ndjekin mësimin në shkollën e re të Vizbegut.

TË FUNDIT
44 minuta
Këshilli i Evropës: Bullgaria duhet t’u mundësojë maqedonasve të vetëidentifikohen
47 minuta
Strategjia për heqjen e ‘balancuesit’ kaloi në korrik 2023, ja pëlqimet e ministrave të asaj periudhe (DOKUMENTE)
1 orë
BDI, lot krokodili për “balancuesin”
3 orë
Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi
3 orë
Shfuqizimi i balancuesit, Ziberi: Vendimi është juridik, arsyetimi është tërësisht politik

ME TE LEXUARA

8 orë
Sot mblidhet KES-i! A do të pranohet kërkesa që paga minimale në Maqedoni të bëhet 450 euro?
44 minuta
Këshilli i Evropës: Bullgaria duhet t’u mundësojë maqedonasve të vetëidentifikohen
1 ditë
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi "Balancuesin", Kostadinovski e arsyeton vendimin
7 orë
Taulant Xhaka: I thash Granitit, vëlla mos shko në Leskoc me lujt me Serbinë, por ja cila ishte përgjigja...?
1 ditë
Filipçe: Murtezani çdo ditë mohon deklarimet e Mickoskit, kërkojmë seancë urgjente me dyer të mbyllura
7 orë
UNICEF: Më shumë se 370 milionë vajza janë viktima të dhunës seksuale

LEXO MË SHUMË

maqedoni-bullgari-eu-be-bruksel

Këshilli i Evropës: Bullgaria duhet t’u mundësojë maqedonasve të vetëidentifikohen

qeveria kovacevski4

Strategjia për heqjen e ‘balancuesit’ kaloi në korrik 2023, ja pëlqimet e ministrave të asaj periudhe (DOKUMENTE)

bdi

BDI, lot krokodili për “balancuesin”

rama rexhep

Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi

naser zyberi

Shfuqizimi i balancuesit, Ziberi: Vendimi është juridik, arsyetimi është tërësisht politik

Bekim Sali

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

taravari

Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balanceri”

vucic

“Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik”, reagon kryetari i komunës kroate

zelenski mickoski

Takim i Mickoskit me Zelenskin në Dubrovnik

INFO

NA NDIQ