Zvicër 10,000 CHF gjobë për një qytetar pasi fjeti në autostradë..!

ina-online
ina-online

3 Shtator, 2023

Pushimi i shkurtër në autostradë një zvicerani në Argau i kushtoi 10 mijë franga gjobë. Zvicerani për shkak të një defekti kishte ndaluar  makinën në një korsi në autostradën A2, por nga lodhja ate më pas e zë gjumi.

Sipas “Aargauer Zeitung”, pushimi i shkurtër i kushtoi atij një gjobë prej 10,000 CHF dhe një gjobë tjetër prej 2,600 CHF.

Zyra e prokurorit publik të Nidwalden e dënoi burrin, i cili ishte duke u kthyer nga Chiasso për në Aargau, për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit në gjendje jo të rregullt”, shkruan 20minuten, përcjell Albinfo.ch.

Përveç kësaj, ai u shpall fajtor për shkelje të thjeshta të qarkullimit rrugor duke “ndaluar në mënyrë të paligjshme”.

Sipas autoriteteve zvicerane, gjatë 2020 si pasojë e lodhjes së drejtuesve të makinave kanë ndodhur aksidente me pasoja të rënda, shtatë të vdekur dhe 100 të plagosur. Kjo është rreth 3.5% e të gjitha viktimave në aksidente të rënda që përfshijnë drejtues mjetesh motorike, shkruan 20minuten.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

2

Presidentja Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi

Norvegjia

Norvegjia është jetë për ballkanasit, ja sa janë rrogat dhe profesionet më të paguara?

dashnim hebibi

Në tre librat e rinj të Dashnim Hebibi, do të gjeni veten të pasqyruar në petk fisnikërie

policia italiane

Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali, autor i ngjarjes një bashkatdhetar (FOTO)

zvicer-1

I dënuari për racizëm ndaj shqiptarëve mund të zgjedhet kancelar federal i Zvicrës

us viza visa

Viza amerikane, 26.29% e aplikimeve nga Maqedonia janë refuzuar nga SHBA vitin e kaluar

zvicer-policia

“Për të mirën e taksapaguesve” – politikani zviceran e parkon veturën në zonën e ndaluar

gjermani jeta

53 mijë qytetarë të Maqedonisë vitin e kaluar janë shpërngulur në Gjermani

protesta noendorf

Neuendorf/Rreth 300 gra nga Maqedonia protestojnë për paga më të larta

INFO

NA NDIQ