Zvicër: 24-vjeçari shqiptar kapet me shtatë kilogram heroinë dhe një kokainë

Policia e Solothurnit në Zvicër, gjeti shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie, në Zuchwil SO rreth një javë më parë.

– Advertisements –

Sipas njoftimit të policisë të së enjtes, vlera e drogës llogaritet në disa 100 mijë franga.

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar. Burri u kontrollua nga një patrullë të mërkurën një javë më parë, sepse ai më parë ishte “shfaqur në mënyrë të dyshimtë”, tha policia kantonale e Solothurnit të enjten.

Duke qenë se nuk kishte dokumente identifikimi, efektivët e dërguan në komisariat për t’u kontrolluar, shkruan switzerlandtimes.ch.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së burrit.

Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim.