Zvicra deri tani ka strehuar mbi 35.000 refugjatë nga Ukraina

Saktësisht 35,139 refugjatë nga Ukraina ishin regjistruar në Zvicër deri të premten. Prej tyre, 28,314 kanë marrë statusin e mbrojtjes S, ka njoftuar Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Twitter, shkruan srf.ch.

Po ashtu sipas SEM, brenda një dite, 3,586 persona të tjerë nga Ukraina janë regjistruar në Zvicër, dhe 1,221 të tjerë kanë marrë statusin e mbrojtjes S.

Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe bazuar në shifrat e publikuara nga vendet pritëse, 4.7 milionë njerëz janë larguar nga vendi që kur Rusia ka sulmuar Ukrainën më 24 shkurt, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, 7.3 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës.