​Zvicra fton edhe dy shqiptarë për ndeshjen ndaj Bjellorusisë

ina-online
ina-online

11/10/2023

Pas anulimit të ndeshjes me Izraelin, Kombëtarja e Zvicrës do të luaj vetëm një ndeshje në muajin tetor në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Por, tani ka probleme te Zvicra, ku pas largimit të Nico Elvedit nga grumbullimi si pasojë e një lëndimi në gju, edhe Ruben Vargas e Noah Okafor do të mungojnë gjithashtu në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, raporton KosovaPress.

Vargas e Okafor do të mungojnë të dielën e 15 tetorit për shkak të lëndimeve.

Vargas mungon si pasojë e një lëndimi në muskul, ku edhe mungoi në ndeshjen e fundit të Augsburgut në Bundesliga kundër Darmstadt. Ndërkaq, sulmuesi i Milanit, Okafor do të mungojë për shkak të një lëndimi të lehtë në kokë.

Siç bëhet e ditur nga “Blick.ch”, sipas federatës, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka reaguar menjëherë për të mbuluar mungesat e Okafor dhe Vargas.

Bëhet e ditur se dyshja me prejardhje shqiptare, Andi Zeqiri dhe Uran Bislimi kanë marrë ftesë nga Yakin për ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Sfidat e Shqipërisë në EURO 2024: Një sfidë pasdite dhe dy në mbrëmje

spalleti

Spalletti me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Po luajnë futboll të bukur, janë kundërshtar të vështirë

levandovski-lewandowski-barca-1

Lewandowski: Ne duam të fitojmë çdo ndeshje

Pep Guardiola

Guardiola paralajmëron tifozët e Man Cityt

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

Marko Kepi

​Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të Nju Jorkut

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

INFO

NA NDIQ