Zvicra, ndër vendet më të sigurta në Evropë

Zvicra është një nga vendet më të sigurta në Evropë, por edhe botë, ku niveli i krimit është shumë i ulët, sidomos në krahasim me vendet tjera, shkruan albinfo.ch.

Kjo edhe në bazë të indeksit të Indeksit të Krimit, sipas www.numbeo.com, që analizon, shtetet dhe qytetet më me pak krime në Evropë dhe në botë.

Sa i përket Evropës, Zvicra ndodhet në vendin e tretë, pas Austrisë dhe Estonisë.

Kurse nëse shohim renditjen për të gjitha shtetet në botë, Zvicra ndodhet në vendin e dhjetë. Në vendin e parë, Japonia, duke u pasuar nga Katari dhe Singapori.

Sa i përket qyteteve, ashtu siç kishim shkruar edhe në albinfo.ch, qyteti më i sigurt në Evropë, është Bazeli, derisa pas tij janë Berna, Munihu dhe Cyrih për Evropë.

Shteti me më shumë krime, llogaritet të jetë Venezuela, duke u pasur nga Papua New Guniea, Hondurasi, Afrika e Jugut e Trinidad dhe Togabo.