Zvicra nxjerrë në treg 100 frangat e reja

0

Bankënota 100 frangëshe është e fundit në serinë e bankënotave zvicerane që gjatë tri viteve kanë marrë një “fytyrë të re”. Pra, pas “rinimit” të kartmonedhave prej 10, 20, 50, 200 dhe 1000 frangash, radhën e ka pasur ajo që ka përdorimin më të gjerë dhe tirazhiun më të madh: kartëmoedha e 100 frangave. Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka prezantuar sot bankënotën më të re, e cila, sikurse edhe e gjithë seria, ka më shumë shenja të sigurisë në krahasim me seritë e tjera, shkruan srf.ch. Janë gjithsej 15 shenja të tilla, të cilat, sipas SNB, i bëjnë këto bankënota më të sigurta nga përpjekjet për falsifikim.