Zvicra, vendi më i shtrenjtë në botë; Kosova e 124-ta

0

Zvicra është zyrtarisht vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, thuhet në një raport të revistës CEOWORLD. Pas saj renditet Norvegjia, e pasuar nga: Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut.

Revista CEOWORLD e bazon vlerësimin e saj në disa shpenzime për jetesën, përfshirë: strehimin, veshmbathjen, ushqimet, internetin, transportin dhe ngrënien jashtë. Këto të dhëna pastaj futen në një indeks, duke përdorur Nju Jorkun – qytetin më të shtrenjtë në botë – si pikë reference.

Nju Jorku ka 100 pikë në indeks. Rrjedhimisht, një vend me më shumë se 100 pikë është më i kushtueshëm se Nju Jorku, ndërsa me më pak sinjalizon se është më i lirë. Në listën prej 132 vendesh, Kosova renditet e 124-ta. Sipas kësaj liste, vendet më të përballueshme për jetesë janë: Pakistani, Afganistani, India, Siria, Uzbekistani, Kirgizia dhe Tunizia.