Zyberi: Ideja për Kryeministër shqiptar nuk është shuar

Naser Zyberi ish-kandidat për kryeministër shqiptar në Click Plus thotë se ideja për kryeministër shqiptar nuk është shuar.

Ai shprehet se shqiptarët nuk duhet të ndjehen inferior dhe të rezervuar vetëm për poste të caktuara, por aspiratat duhet ti kenë njëjtë sikur komuniteti maqedonas.Ai shprehet se shqiptarët nuk duhet të ndjehen inferior dhe të rezervuar vetëm për poste të caktuara, por aspiratat duhet ti kenë njëjtë sikur komuniteti maqedonas.

“Çështja e idesë për kryeministër është e rëndësishme për shqiptarët. Nuk është për shqiptarët e rëndësishme a është Naser Zyberi ose dikush tjetër, ajo është çështje sekondare. Me rëndësi është që në shtetin në të cilin jetojmë edhe ne dhe ku pretendojmë që të jemi faktor i barabartë me të tjerët shqiptarët të mos ndjehen inferior dhe të rezervuar vetëm për poste të caktuara. Por aspirata e tyre duhet të jetë e njëjtë sikurse edhe e komunitetit maqedonas”, deklaroi në Click Plus Naser Zyberi.