Zyberi: Vendimi i Ali Ahmetit për të hequr dorë nga “kryeministri shqiptar” për BE-në, është i drejtë (Video)

INA
INA

04/08/2023

Kandidati për kryeministër shqiptar, me të cilin BDI garoi në zgjedhjet e kaluara, Naser Zyberi, mbështet vendimin e liderit të kësaj partie Ali Ahmetit, për të hequr dorë nga marrëveshja për kryeministrin e parë shqiptar në RMV në tre muajt e fundit të Qeverisë LSDM-BDI, nëse VMRO-DPMNE-ja pranon të votojë për ndryshimet kushteutese.

Zyberi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se Ahmeti po flijon premtimin për “kryeministrin shqiptarë” për një interes më të madh shtetëror dhe kombëtar, siç është çelja e rrugës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Unë supozoj që kryetari i BDI-së e ka menduar mirë këtë cështje dhe se interesi më i madh i shqiptarëve dhe shoqërisë në përgjithësi është fillimi i negociatave për ndryshimet kushtetuese si kusht pa të cilin nuk mund të fillojnë negociatat me BE-në. Krejt kjo është në funksion të asaj që të bindet partia më e madhe VMRO-DPMNE për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese. Kjo është si rezultat i atij takimi Kovaçevski-Mickoski, ku VMRO-ja ndër të tjera kërkoi edhe Qeveri pa BDI-në. Supozoj që Ahmeti dëshiron në një mënyrë t’ia hedh topin kryetarit të VMRO-së dhe ta len pa argumente se pse edhe më tej refuzon që të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Sa i përket pyetjet, a ndjehem i manipuluar. Edhe unë po të isha kryetar i BDI-së, në situatë kur vihen në rrafsh dy interesa, do të zgjidhja interesin më madhor, atë të përgjithshëm, jo të ngushtë partiak. Ai bën një flijim të një interesi, pra heq dorë nga një interes partiak për një interes të përgjithshëm, shtetëror, kombëtar, etj. Në këtë drejtim jam totalisht i të njejtit mendim”, tha mes tjerash, Naser Zyberi, në një intervistë për gazetën LAJM.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Prerja e druve drunj dru

Sejdiu: Po ndodh një ‘masakër’ ekologjike në territorin e komunës së Zhelinës (FOTO)

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

INFO

NA NDIQ