ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit

0

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami para pak minutave kanë arritur marrëveshje lidhur me ndryshimet kushtetuese, duke pranuar një kompromis për të tejkaluar ngërçin e krijuar tashmë për tre ditë.
Sipas informacioneve të siguruara nga INA nga burime qeveritare theksohet se është pranuar si kompromis amendamenti i Lëvizjes BESA që në dokumentet personale të pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare të shkruhet emërtimi eMaqedonisë, dhe jo formulimi maqedonas, ashtu sic është me marrëveshjen e Prespës, ku tek pjesa e shtetësië është përcaktuar formulimi: maqedonas/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria dhe Lëvizja BESA përmes një komunikate të përbashkët do të bëjnë të ditur detajet e marrëveshjes së arritur. Me këtë marrëveshje sigurohen votat e nevojshme për të votuar ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut.