Zyrtare: Beqiraj prezantohet te skuadra e re

Fatos Beqiraj është prezantuar te skuadra e tij e re belge, Mechelen

Sulmuesi nga Peja, Fatos Beqiraj karrierën do ta vazhdojë në kampionatin belg tek skuadra e Mechelen.

Lajmi është konfirmuar nga belget, ku Beqiraj u prezantua së bashku me katër lojtarë të tjerë.

Beqiraj para se të kalonte në Belgjikë kishte luajtur për Dynamo Moscow, ku në 60 ndeshje kishte shënuar 13 gola. /Express/