Zyrtare: Christophe Galtier emërohet trajner i ri i PSG-së

PSG ka njoftuar se Christophe Galtier është emëruar trajneri i ri i skuadrës parisiene.

Ishte vet klubi që përmes një komunikate konfirmojë lajmin në faqen zyrtare.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë se Christophe Galtier është emëruar si trajner i ekipit të parë. Francezi ka nënshkruar kontratë për dy sezone deri më 30 qershor 2024”, thuhet në komunikaten e klubit.

Ish-mbrojtësi 55-vjeçar është kthyer në një nga trajnerët më të njohur dhe me përvojë në futbollin francez.

Galtier së fundmi ishte trajneri i Lilles, teksa tani karrierën do ta vazhdojë me kampionët francez.

Pas nënshkrimit të kontratës, Christophe Galtier, tha: “Jam i kënaqur që bashkohem me Paris Saint-Germain, dua të falënderoj kryetarin Nasser Al-Khelaïfi, Luis Campos dhe klubin për besimin e tyre tek unë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësitë që ka për të trajnuar këtë ekip të jashtëzakonshëm, i cili është një nga skuadrat më konkurruese dhe spektakolare në Evropë. Jam i kënaqur që punoj me të gjithë këta lojtarë të talentuar si dhe me stafin e nivelit të lartë këtu në klub. Ne pranojmë gjithçka që Paris Saint-Germain përfaqëson në futbollin francez dhe ndërkombëtar. Fokusi im është te ambicia, puna e palodhur dhe të shfrytëzoj sa më shumë potencialin e ekipit. Jam i lumtur të bëhem trajner i kësaj skuadre dhe të jem në stolin e mrekullueshëm të Parc des Princes, një stadium që mishëron një pasion për futbollin.