Zyrtare, Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Picture of Ina Online
Ina Online

09/06/2025

Do të jetë Cristian Chivu, trajneri i ri i Interit. Pasi “lau duart” me Simone Inzaghin pas humbjes në finalen e Champions League, Presidenti Marotta ia ka besuar stolin një njohje të vjetër të zikaltërve.

Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si lojtar, duke triumfuar në Champions League, do të jetë timonieri i ri i ekipit duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Interi e ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Chivu përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa në mëngjes ish-mbrojtësi zgjidhi detajet e fundit burokratike dhe u lirua nga Parma.

“FC Internazionale Milano mirëpret Cristian Chivu-n si trajnerin e ri të ekipit të parë. Trajneri ka nënshkruar një kontratë me klubin Zikaltër deri më 30 qershor 2027”, njofton klubi nga Milano.

Pasditen e sotme pritet që Chivu të drejtojë edhe seancën e parë stërvitore në Appiano Gentile, teksa Interi përgatitet për Botërorin e Klubeve. Për shkak të angazhimeve me ekipet kombëtare, rumuni ka vetëm disa lojtarë në dispozicion për këtë seancë të parë. Grupi i plotë do të mblidhet të mërkurën për nisjen drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës për Klube.

TË FUNDIT

VLEN: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë!

ASH: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës! Përfaqësimi i drejtë, i dorëzuar me krenari në duart e diskriminimit

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Një nënë dhe tre fëmijë janë evakuuar nga Izraeli me fluturim nga Tel Avivi në Athinë

Bota vjen në Shqipëri – numër rekord turistësh në vetëm një muaj

Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË