Zyrtare: Finalja e Kupës së Italisë më 17 qershor

0

Edhe zyrtarisht futbolli në Itali do të rifillojë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora e ka konfirmuar se ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë do të luhen më 12 dhe 13 qershor.

Juventus – Milan, do të luhet më 12 qershor të premten, ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Kurse ndeshja Napoli – Inter do të luhet të shtunën më 13 qershor. Ndeshjen e parë e kishte fituar Napoli në San Siro me rezultat 1-0.

Finalja do të luhet në Romë, më 17 qershor në Stadio Olimpico.

Serie A do të rifillojë më 20 qershor.