Zyrtare/ Gjysmëvjetori i dytë në shkollat në Maqedoni do të nisë më 1 shkurt

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/01/2022

Qeveria në Maqedoninë e Veriut pranoi rekomandimin për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në arsimin fillor dhe të mesëm.

Ky rekomandim është dërguar nga Shtabi Kryesor Koordinues i Krizave për përballjen me pandeminë e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku morën pjesë edhe kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zarko Karaxhovski dhe kryetarja e BNJVL-së, Danela Arsovska, përcjell INA.

“Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit. Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe ai do të përfundojë më 10 qershor, me një përshtatje të duhur të kurrikulës”. – ka shkruar në profilin e tij në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë do të raportojnë në një interval më të shpeshtë për monitorimin e situatës në mënyrë që rekomandimet të mund të përshtaten nëse është e nevojshme.(INA)

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË