Zyrtare: Ibrahimoviç vazhdon kontratën me Milanin, ja fitimet për sezon

Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e re me Milanin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa raportohet se do të marr 7 milionë euro pagë në sezon.

Kontrata aktuale e 39-vjeçarit do të përfundojë më 30 qershor, por ka negociuar një zgjatje të qëndrimit në “San Siro” edhe pasi t’i mbush 40 vjet.

Ai mbush 40 vjeç më 3 tetor, që i bie në fillim të sezonin 2021-22 të Serie A.