ZYRTARE/ Kapiteni Sergio Busquets i jep lamtumirën Barcelonës…

INA
INA

31 Maj, 2023

Është konfirmuar: Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Lajmi është bërë i ditur nga klubi katalanas në rrjetet sociale.

Në video, mesfushori 34-vjeçar tregon dashurinë e tij për Barcelonën dhe sa i lumtur ka qenë me katalanasit. Sergio Busquets përfundon kontratën me Barcelonën në qershor. Arabia Saudite mund të jetë destinacioni i radhës.

“Ka ardhur koha të njoftoj se ky do të jetë sezoni im i fundit te Barcelona. Gjithçka ka një fillim dhe një fund dhe pavarësisht se nuk është një vendim i lehtë, mendoj se ka ardhur koha”,- thotë lojtari i kombëtares spanjole.

Kapiteni i katalanasve, i cili është në fund të kontratës së tij, luajti 718 ndeshje me fanelën e ‘blaugranës’, ku fitoi 31 tituj me klubin: tetë liga spanjole, shtatë Kupa të Mbretit, shtatë Superkupa Spanjole, tre Champions League, tre Superkupa Evropiane dhe tre Kupa të Botës për Klube.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

Lewandovski levandovski

Lewandowski, i dëshiruari nga klubet arabe

IMG_5656

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

xherdan shaqiri

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

INFO

NA NDIQ