Zyrtare/ Kevin-Prince Boateng kalon te ekipi i Barcelonës

0

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Sassuolën për të huazuar Kevin-Prince Boateng për pjesën e mbetur të sezonit 2018/19. Marrëveshja do të përfshijë opsionin e blerjes së kartonit për shifrën e 8 milionë eurove.

Lojtari do të paraqitet të martën për të nënshkruar kontratën dhe më pas do të prezantohet në Camp Nou.

Boateng ka luajtur në La Liga me ekpin e Las Palmas ku ai luajti si një sulmues anësor, por edhe dhe si sulmues qendre.

“Kevin-Prince Boateng është një lojtar i cili me siguri do të përshtatet shpejt me ekipin. Me përvojën e tij duke luajtur në katër nga ligat më të mëdha në Europë, Premier Ligë, Bundesligë, Serie A dhe La Liga, ai ka shënuar gola kudo që ai ka qenë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.