Zyrtare: Petkoviç i thotë lamtumirë Zvicrës për një klub francez…

Kontrata e tij me Federatën Zvicerane të Futbollit përfundonte pas kampionatit botëror “Katar 2022”.

FRANCE – Ishte menduar si një thashetheme merkatoje, por ja që tani një lajm i tillë është zyrtarizuar. Sipas francezes ‘L’Equipe’ dhe zviceranes ‘Blick’, trajneri Vladimir Petkoviç ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me Federatën Zvicerane të Futbollit.

Mësohet, se Petkoviç ka ndërprerë kontratën me ASF, duke i dhënë i ka dhënë lamtumirën kombëtares helvete, për të nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me skuadrën franceze të Bordeaux, çka tani është bërë zyrtare.

Vladimir Petkoviç kishte shtatë vite në krye të pankinës së kombëtares së Zivcrës dhe kontrata e bashkëpunimit të tij me Federatën Zvicerane të Futbollit përfundonte pas kampionatit botëror “Katar 2022”.

https://dosja.al/wp-content/uploads/2021/07/petkovic.jpg