ZYRTARE: Shtyhet meçi Wilder – Fury

0

Meçi mes Wilderit dhe Furyt është shtyer për më vonë.Pas fitores së Furyt në muajin shkurt, Wilder kërkoi revanshin, ashtu siç ishin dakorduar në kontratë, pra ku prezente ishte edhe klauzola, përcjell GazetaBlic.Wilder dhe Fury ishin paraparë të ndesheshin mes vete në një përballje tjetër më 18 korrik në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas.
Ka qenë Bob Arum, përfaqësuesi i Furyt, që ka deklaruar se përballja nuk do të zhvillohet në këtë datë.“Nuk e dimë dhe nuk garantojmë se kjo përballje do të zhvillohet në këtë datë. Vetëm boksi nuk është izoluar, kështu që kjo që po ndodhë, është duke ndodhur në mbarë botën. Me gjasë, përballje do të zhvillohet në tetor”, tha ndër të tjera ai.