FSHF zyrtarizon emrin e brazilianit Sylvio Mendes Campos Junior si pasardhës të Edoardo Rejas në drejtimin e skuadrës Kombëtare.
Ndihmës i ish-lojtarit brazilian të Barcelonës dhe të jetë një tjetër ish, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior.
Sylvinho do të qëndrojë në drejtimin e skuadrës kuqezi deri në përfundim të Euro 2024 dhe sipas FSHF kontrata 18-mujore, ndryshe nga ato të paraardhësve të brazilianit, do të paguhet financiarisht në bazë të një formule që lidhet ngushtësisht me rezultatet.
Në rast të arritjes së objektivave që në këtë rast është kualifikimi në europian, atëherë ndaj trajnerit dhe stafit do të ketë bonuse të rëndësishme.
48-vjeçari ka pasur eksperienca si trajner me Lyon dhe Corinthians në Brazil ndërsa ka punuar si zëvendës i Tites me Cruzeiron e në vitin 2019 edhe me Brazilin. Ai ka punuar edhe si zëvendës i Mancinit te Interi ndërsa si lojtar është aktivizuar me Corinthians, Barcelona, Celta Vigo, Arsenal dhe Man. City.
Sa shanse ka Shqipëria me trajnerin e ri, Sylvinho dhe këtë grup lojtarësh që të synojë Euro 2024?
Prezantimi i Sylvinhos do të bëhet në datën 9 janar në sallën e konferencave të “Air Albania Stadium”.