Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Picture of ina-online
ina-online

26/05/2024

Mark Lancaster, raportues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në draftraportin që e prezantoi sot në sesion pranveror të këtij mekanizmi në Sofje, ka përfshirë një raport në të cilin thuhet se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjskë.

Draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s”, përfshin edhe të dhëna nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizës (2 prill), e në të cilin jepen hollësi për sulmin e fundshtatorit të 2023-s.

“Pas një periudhe të shkurtër të depërshkallëzimit gjatë verës, në shtator të 2023-s, rreth 30 burra të armatosur u përplasën me policinë në Banjskë në veri të Kosovës dhe u barrikaduan brenda manastirit ortodoks serb, në atë që rezultoi me një rrethim që la të vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues. Zyrtarë të KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës së mbetur të grupit në malet përreth, nëpërmjet të cilave ata u zhdukën. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra luftëtarë të tjerë po fshiheshin në malet mes Banjskës dhe kufirit me Serbinë si dhe se kanë zbuluar arsenal të madh të armëve, me kapacitet për të shkaktuar dëm dhe viktima të konsiderueshme – duke përfshirë lansues raketash anti-tank, lansues mortajash dhe granatash, mina anti-tank dhe 24 automjete (një e blinduar)”, thuhet në draftraportin e prezantuar.

Draftraporti në Asamblenë e NATO-s: Zyrtarë të KFOR-it

Ky draftraport u prezantua në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në agjendë të së cilës është çështja e avancimit të statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, sfidat e sigurisë dhe kërcënimi për konflikt janë çështjet tjera të përmendura në këtë draftraport.

Në kuadër të këtij sesioni, Kosova pret që të hënën të ketë votim të suksesshëm për avancimin e statusit të saj nga vëzhgues, në anëtar të asociuar të Asamblesë Parlamentare. Lordi Mark Lancaster, përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, ka kërkuar që aleatët të konsultohen lidhur me statusin e Kosovës në këtë mekanizëm.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka thënë Lancaster.

Një ditë më parë, kryesuesi i delegacionit kosovar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni, pati shprehur pritjen për votim të suksesshëm për avancimin e statusit të Kosovës në këtë mekanizëm. Por kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka nisur fushatë për ta penguar këtë, duke i dërguar letër kryesuesit të delegacionit të Kroacisë, në të cilën theksoi se avancimi i statusit të Kosovës do të kishte pasoja negative politike dhe të sigurisë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vende të asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

TË FUNDIT
4 minuta
Kalojmë në veprim!
1 orë
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
1 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
3 orë
Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues
3 orë
“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Federata Serbe e Futbollit “kërcënon” UEFA-n: Dënojeni Shqipërinë dhe Kroacinë ose tërhiqemi nga Evropiani
3 orë
Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!
1 ditë
Mickoski propozoi ligj me të cilin ndalohet shtrenjtimi i rrymës: Mbaroi koha e rritjes dramatike të çmimit
3 orë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999
24 orë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1718965756133

Kalojmë në veprim!

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

Aggeler

Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

Arben Taravari VLEN

Taravari ka një informacion për BDI-në, ja për çka bëhet fjalë

INFO

NA NDIQ