Zyrtari gjerman paralajmëron rrezikun që i kanoset Kosovës dhe krejt Ballkanit

Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, ka reaguar pas publikimit të një letre nga mediumi slloven “necenzuriano.si” në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e “Republika Srpskas” së Bosnje e Hercegovinës drejt Serbisë.

Roth ka thënë se rivizatimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe proposirtetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth.

Gjermania e kancelares Angela Merkel ka qenë në vazhdimësi kundër idesë së prekjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor.