Zyrtari i lartë amerikan bisedon me Kurti, mirëpret këtë vendim të Kosovës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/02/2023

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cholet, ka thënë se sot ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka folur për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Chollet, përmes një postimin në Twitter, ka thënë se ShBA-ja mirëpret vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së.

“Kam folur sot me kryeministrin Albin Kurti. Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar më 11 janar të këtij viti në Kosovë, ku është takuar me krerët e shtetit. Ai me këtë rast para gazetarëve tha se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, u shpreh ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ