Zyrtarja e Regjistrit Qendror nuk pranon dokumentet, për shkak të vulës në dygjuhë (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/02/2023

Skandaloze/Zyrtarja e Regjistrit Qendror nuk pranon dokumentet për shkak të vulës në dygjuhë

Regjistri Qendror i RMV-së nuk pranon vulën dygjuhëshe: maqedonisht dhe shqip të një shoqate joqeveritare.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjetit të kontabilistëve, ku një kontabilist ka shprehur shqetësim se çfarë i ka ndodhur lidhur me një zyrtare të këtij institucioni që nuk i ka pranuar dokumentet për shkak të vulës dygjuhëshe, përcjell INA.

“Kolegë të nderuar, sot në mëngjes në Regjistrin Qendror nuk më pranuan llogarinë përfundimtare të një shoqate qytetare sepse vula ishte në dy gjuhë. Ky është shtet i çmendur”, ka shkruar kontabilisti që është përballur me këtë problem.

Siç dihet në bazë të ligjit për regjistrimin e kompanive dhe shoqatave joqeveritare, zbatohet përdorimi i dygjuhësisë në vula, por edhe në dokumente tjera, përfshirë edhe faturat, kontratat, etj.

Lidhur me këtë rast pritet përgjigje nga institucioni i Regjistrit Qendror në RMV. Regjistri Qendror është institucion, formuar me Ligjin për Regjistrin Qendror. Paraqet një bazë qendrore me informata për personat juridik dhe informata tjera relevante që futen në to. (INA)

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ