KËTU (NË TETOVË) BUJTI MBRETI ZOG…!

Picture of INA
INA

22/09/2023

Ismail Arsllani

Tetova, në fillim të shekullit XX, nga një kasaba orientale, në pjesë të ndryshme të saj kishte marrë kornizat arkitekturale të kohës moderne, që ishin kopje të standardeve urbanistike të kryeqendrave të Ballkanit dhe të Evropës.

Një prej objekteve bashkëkohore që shquhej me bukurinë e saj, me stilin e barokut, ndër të rrallët në qytetin rrëzë Sharrit, ka qenë edhe Pallati i Halim Beut, i cili ka mbijetuar furtunat e kohës dhe pas një shekulli nga ndërtimi i tij, qëndron kryelartë në pjesën qendrore të qytetit (atëherë, kur ishte ndërtuar, ka qenë në periferi).

Këtë objekt luksoz e ka ndërtuar vetë Halim bej Deralla, i biri i Mehmet Pashë Derallës, ministrit të parë shqiptar të Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, pas pavarësimit të Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 1912. Halim bej Deralla ka pasur pozita të rëndësishme në hierarkinë shtetërore monarkiste jugosllave, por, njëherësh, edhe në strukturat ligjvënëse të Shqipërisë monarkiste, si dhe ka qenë mik i ngushtë i Mbretit Zog.

Në Tetovën e atëhershme, me shumicë shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të Monarkisë jugosllave, Halim Beu fitoi votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS), me seli në Beograd. Sipas disa të dhënave, Halim bej Deralla, i cili kishte lindur në vitin 1879, në fshatin Gradec, rrëzë Sharrit, ndërmjet Tetovës dhe Gostivarit, për këtë pallat kishte investuar mjete të mëdha financiare. Andaj, te tetovarët, për këtë objekt reprezentativ e tepër të bukur për kohën, ishte ngulitur gjerësisht emërtimi tashmë i njohur si “Pallati i Halim Beut”.

Në atë pallat, kishte bujtur edhe mbreti Ahmet Zogu, me suitën e tij, gjatë një kalimi të tij nëpër Tetovë, në vitin 1924. Halim Beu e ka pritur mikun, ashtu siç i takonte një shqiptari. Sipas fjalëve të familjarëve të tij, Halim Beu e kishte përcjellë Ahmet Zogun, duke ua bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës, të cilët e kanë përcjellë deri në Tiranë, më 24 dhjetor të vitit 1924. Ervin Pilku, njëri nga pinjollët e familjes Deralla, i cili jeton në SHBA, shpjegon përpjekjet e pasuksesshme dhe frustruese të familjes Deralla, të nipave dhe mbesave të Halim Derallës, për të marrë ligjërisht pronësinë e shtëpisë së Halim bej Derallës, që është ndërtuar në vitin 1922. Shtëpia ka një oborr prej 2.800 metrash katrorë, që përshkruhet qartë në dokumentin origjinal të datës 27 Janar 1922. Halim Deralla e ndërtoi shtëpinë pasi u kthye në Tetovë
në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ku ishte dhe deputet nga Tetova në Beograd.
Një pjesë e familjes jetoi aty deri në prill të vitit 1944, kur vendosi të largohet në Tiranë.
Ky pallat aktualisht është në kompleksin e Spitalit Klinik të Tetovës dhe vite më parë ishte shndërruar në një repart për të retarduar psikik. Trashëgimtarët e familjes Deralla një kohë kërkonin që ky objekt të shndërrohet në një muze kombëtar. /I.A/

Foto:
1-2. Pallati i Halim Bej Derallës në Tetovë
3. Halim bej Deralla, djathtas, me mikun e tij, mbretin Ahmet Zogu, në Tetovë

TË FUNDIT
12 orë
gjuha shqipe alfabeti manastir
Sipas Ethnologue, mbi 7000 gjuhë në botë, vështirë për tu mësuar, ...
3 ditë
libra-libri
“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”
3 ditë
nagip tashi
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)
3 ditë
Shqiperia-komunizmi
Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tr...
3 ditë
Universiteti Oksford
Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë

ME TE LEXUARA

12 orë
gjuha shqipe alfabeti manastir
Sipas Ethnologue, mbi 7000 gjuhë në botë, vështirë për tu mësuar, ...

LEXO MË SHUMË

gjuha shqipe alfabeti manastir

Sipas Ethnologue, mbi 7000 gjuhë në botë, vështirë për tu mësuar, mes tyre edhe shqipja?

libra-libri

“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”

nagip tashi

Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)

Shqiperia-komunizmi

Shqipëria , vendi ku vajzat janë të nxehta si llava!! Shkrimi që tronditi shtetin komunist në 1988

Universiteti Oksford

Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë

universiteti-i-tetoves-UT

Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT

Nobel_Kimi-780x470

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

Shkolla Vizbeg

Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore

INFO

NA NDIQ