Rrahman Morina dhe UDBA si ishin përfshi në Shqipëri në fillimin e 1990

Picture of ina-online
ina-online

06/07/2024

Ish zv.ministri i Brendshëm dhe kreu i Sigurimit të Shtetit në periudhën e fundit të regjimit komunist, Zylyftar Ramizi, ka dërguar në 2015 në redaksinë e gazetës DITA një material ku flitet për ngjarjet e ambasadave në 2 korrik 1990 në Tiranë. Në shkrim duke u mbështetur në dokumente përmendet ish-ministri i policisë në Kosovën e asaj periudhe, Rrahman Morina

Nga Zylyftar Ramizi

Hapja e ambasadave lidhet me ndryshimin e ligjit për hyrje-dalje jashtë shtetit. Ngjarja e ambasadave ka lidhje direkte me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, ai u dha zgjidhje problemeve që lidheshin me hyrje-daljet jashtë shtetit. Kur qytetarët tanë nuk do t’u krijoheshin mundësi takimi, ata – sipas Kryesisë së Këshillit të Ministrave – të gjenin vetë rrugë për t’u futur në ambasada nga të donin e si të donin.

Më datën 26 qershor 1990, qytetarët e pajisur me pasaporta dhe vizën tonë, u lanë të lirë të kërkonin vizën pranë ambasadave. Më datën 2 korrik, kur situata u rëndua së tepërmi, u fut policia dhe ajo siguroi rendin e qetësinë pranë ambasadave. Në vitet 1989-1990 u bënë ndryshime në legjislacionin ekzistues: Ligji i agjitacionit e propagandës pësoi ndryshime në themel; ai i arratisjes jashtë shtetit u bë kalim i paligjshëm i kufirit. Ndryshime pësoi ligji për hyrje-daljet jashtë shtetit, ai u kap në parametrat e ligjit italian e atij francez. Sipas ligjit të ri, qytetarët pasi të pajiseshin me pasaportën dhe vizën tonë, do të kërkonin vizën pranë ambasadave, kur me ligjin e mëparshëm këtë shërbim e kryente Dega Konsullore e Ministrisë së Jashtme.

Me këtë rast u bënë ndryshime edhe në strukturën e degës së dytë, reparti i specializuar i policisë, që deri në atë kohë siguronte rendin dhe qetësinë pranë ambasadave. Kaloi në varësi të Drejtorisë së Policisë. Momenti kur u bënë këto ndryshime qe mbushur me probleme mjaft të mprehta, ato kërkonin zgjidhje, ndër to qenë dhe hyrje-daljet jashtë shtetit.

Për shkak të demonstratave në Kosovë, Jugosllavia kishte ndërprerë hyrje-daljet me vendin tonë qysh në vitin 1981. Ishin me qindra qytetarë të pajisur me pasaporta dhe viza dhe Ambasada Jugosllave nuk u dha qoftë edhe një vizë për qytetarët tanë. Edhe pse u bënë përpjekje për t’i futur qytetarët tanë në Kosovë nëpërmjet vendeve të dyta e të treta, problemi nuk u zgjidh.

Edhe hyrjet nga Kosova në vendin tonë qenë ndërprerë. Në këto vite të mbrapshta në vendin tonë dërgonin spiunë në vend të vizitorëve. Në këtë situatë të rënduar ishin me qindra të rinj dhe të reja kosovarë që kanë kaluar ilegalisht kufirin, të cilët u sistemuan në shkolla të mesme e të larta në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë.

Në situatën konkrete, si mundësi komunikimi ngeli loja me agjenturat. Organet tona të zbulimit kapën një bisedë telefonike të Rahman Morinës (shefit të UDB-së për Kosovën) me Dragon, eprorin e tij në Beograd.

Rahman Morina: E përgatitëm njeriun tonë, këto ditë do ta dërgojmë matanë.

Dragua: Kur të kthehet na raportoni

Personin në fjalë e identifikuam, ai ishte D. M., nga Dragashi, agjent i hershëm i UDB-së jugosllave. Dërgimin në vendin tonë të spiunit D. M., e justifikonin me takimin e K. M., (vajza), e cila ishte futur ilegalisht në vendin tonë me shumë të rinj kosovarë. Ajo vazhdonte mësimet në Fakultetin e Mjekësisë. Agjentin e UDB-së jugosllave D. M., e kontrolluam me llojet dhe mjetet e punës operative, zbuluam qëllimin dhe detyrat që i patën ngarkuar. Kur i plotësuam detyrat tona, atë e lamë të lirë të largohej nga Morina. Nuk vonoi shumë kur Rrahman Morina e dërgoi përsëri udbashin D. M. E lamë të lirë, e shoqëruam me masa agjenturore operative dhe kur vërtetuam gjithçka, me spiunin D. M., biseduam në gjendje të lirë, i vumë në tavolinë materialet e grumbulluara, i cili pasi i lexoi, pohoi “jam fajtor”. Kërkuam hollësi për pasojat që i pati sjellë Kosovës dhe kosovarëve zanati i spiunëve të UDB-së jugosllave…

Në datën 26 qershor 1990 thirrëm në Tiranë qytetarët e pajisur me pasaporta e vizë. Pasi u dhamë porositë e nevojshme, ata i çuam në “Rrugën e Ambasadave”, fillimisht në ambasadën Jugosllave, pasi me të lidheshin problemet shqetësuese. Në këto takime të qytetarëve tanë kam qenë edhe unë i pranishëm. E gjithë kjo lëvizje është filmuar nga Televizioni Shqiptar. Në këto rrethana qytetarëve tanë askush nuk u hapi derën në ambasadë. Në këto kushte ata u futën nga muret e kangjellat e ambasadave.

Nga data 26 qershor, deri më 2 korrik 1990, kur Kryesia e Këshillit të Ministrave urdhëroi rivendosjen e rendit e qetësisë, në ambasada patën hyrë 5720 vetë, nga të cilët: Në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore 3700 vetë, në Ambasadën Franceze 540 vetë, në Ambasadën Italiane 1400 vetë dhe me radhë deri tek Ambasada e Jugosllavisë, me numër më të vogël, 6 vetë.

Në Ambasadën Jugosllave hyri Stana Bilbija me fëmijët e saj. Stana ishte agjente e zbulimit jugosllav, ajo dhe burri i saj Vojo Bilbija, me kombësi e shtetësi malazeze, vite më parë patën hyrë ilegalisht në vendin tonë. Vojo Bilbija (mjek), qe dënuar si agjent nga organet e drejtësisë. Sa thashë më lart pasqyrohet në dosjet agjenturore, hetimore dhe gjyqësore për Stana e Vojo Bilbijan. Por edhe pas 2 korrikut 1990 pati organizime dhe presione me tendencë futjen në ambasada. Kështu, një turmë e formuar në Kombinatin e Tekstileve, mori rrugën drejt ambasadave. Ajo u godit nga forcat e policisë pa arritur akoma tek Ministria e Tregtisë. Dhe kur situata u qetësua, kur nuk kishte presione të dukshme, filloi organizimi i punës për largimin e qytetarëve nga ambasadat, në vendet ku qe ofruar emigrimi.

Rasti i ambasadës kubaneze

Persona të paidentifikuar tentuan të futen në Ambasadën Kubaneze; kur nuk ua hapën derën, ata hodhën lëndë eksplozive. U dëmtuan dhoma të godinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Për ngjarjen e pazakontë, shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme i kërkoi takim ambasadorit kubanez, i cili e pranoi. Në bisedën e bërë midis ambasadorit kubanez dhe shefit të protokollit shqiptar, kam qenë i pranishëm. Ai na dha informata me interes, sidomos për qëndrimin armiqësor të ambasadorit jugosllav, që në atë kohë kishte radhën e dekanit (të trupit diplomatik). Ishte ambasadori jugosllav ai që furnizonte me “të dhëna”, se policia shqiptare kishte arrestuar shumë persona, se disa prej tyre i kishte pushkatuar e varrosur në “Malin me gropa”. Në këtë rast ambasadori jugosllav nuk thoshte asgjë të vërtetë, ato ishin dezinformacione të UDB-së, të cilët i përhapën e propaganduan me aq zell në shtyp, radio e televizionin jugosllav nga ambasadori gënjeshtar. Dezinformacioni i zbulimit jugosllav dha efekte negative. Persona të veçantë këto gënjeshtra i morën për të vërteta, disa të tjerë me qëllim dashakeqës komentuan sa deshën dhe si deshën. Propaganda jonë heshti. E bëri këtë se kështu ja donte puna apo u tremb, cilidoqoftë varianti, kjo është e vërteta. Këto gënjeshtra të zbulimit jugosllav kanë ardhur në ditët e sotme, ato përdoren edhe sot si të vërteta. Një nga këta mjeranë është gjenerali pa grada (Q.Duraj).

Për menaxhimin e situatës, kryesia e Këshillit të Ministrave ngarkoi ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Komunikacionit, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Komitetin Ekzekutiv të Tiranës.

Për kohën e qëndrimit në ambasada, qytetarët tanë janë furnizuar rregullisht me ushqim dhe ujë. Ndihma mjekësore ka qenë pranë çdo personi që ka pasur nevojë. Këtë detyrë e kreu Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, Seksioni i Tregtisë dhe ai i Shëndetësisë. Në kohën kur gjithçka u bë gati, kur qytetarët qenë pajisur me pasaporta e vizë, filloi lëvizja e autobusëve drejt “Rrugës së Durrësit”. Në Vorë u bë një pushim disa orësh, derisa mbërritën të gjithë autobusët. Në orën 05:30 të mëngjesit mbërritëm në Portin e Durrësit, ku priste Ilir Mustafaraj.

Mitingu

Pasi u boshatisën autobusët, u organizua mitingu, atë e quajtën miting të madh, miting madhështor, kur ai përcolli në popull gënjeshtra të padëgjuara më parë.

Në tribunë, në radhën e parë ishin rreshtuar ata që morën vendimin që qytetarët tanë të futeshin në ambasada nga të donin dhe si të donin. Aty “oratorët” folën sa deshën dhe si deshën. Ata gënjyen sa mundën, ditën në qendër të Tiranës. Unë së bashku me Hekuran Isain e ndoqëm mitingun nga Komiteti Ekzekutiv i Tiranës. Ministrit tim i kam folur hapur: “Këto që po bëni nuk flasin për mirë, ato janë marifete për të larguar të keqen nga vetja, fshihni të vërtetën dhe gënjeni popullin”. Në këto rrethana ministri u justifikua: “Është porosi e shokut Ramiz, po deshe fol vetë me të”. Nga zyra e Hekuran Isait fola me Ramiz Alinë, i thashë se në miting u fsheh e vërteta, se hapja e ambasadave u bë me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, se këtë vendim e ka firmosur Kryeministri (Adil Çarçani), se për ligjin e ri të hyrje-daljeve jeni informuar dhe ju me shkrim nga MPJ etj. Biseda ishte në prezent të Hekuran Isait, Ilir Mustafarajit, Sefer Ramës e ndihmësit të ministrit. (DITA.al)

TË FUNDIT
8 orë
Incident me armë në Haraçinë, një i plagosur
10 orë
PE me raportues të ri për Maqedoninë e Veriut, kush është eurodeput...
10 orë
Kroati që po shqetëson Vuçiqin
11 orë
Zvicra do të mbyllë nëntë qendra të azilit
14 orë
Bojkoti i mësimit në Moranë hynë në javën e tretë, Janevska nuk i j...

ME TE LEXUARA

1 ditë
Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, Ilir Meta pas h...
11 orë
Zvicra do të mbyllë nëntë qendra të azilit
1 ditë
“E mbajta për krahu, mendova se do na vrisnin të dyve”/ Shoferi i I...
10 orë
Kroati që po shqetëson Vuçiqin
1 ditë
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
10 orë
PE me raportues të ri për Maqedoninë e Veriut, kush është eurodeput...

LEXO MË SHUMË

Incident me armë në Haraçinë, një i plagosur

PE me raportues të ri për Maqedoninë e Veriut, kush është eurodeputeti austriak

Kroati që po shqetëson Vuçiqin

Zvicra do të mbyllë nëntë qendra të azilit

Bojkoti i mësimit në Moranë hynë në javën e tretë, Janevska nuk i jep dritë jeshile mëvetësimit të shkollës

Kryemadhi për Metën: E kam dashur dhe e dua, divorcin nuk e kisha menduar kurrë

Mbi 61 mijë denarë janë harxhimet minimale për një familje katëranëtarëshe në Maqedoni

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Bie çmimi i veturave të përdorura në Gjermani! Për 9 muaj ja sa u importuan në Maqedoni