S’ka punësime në administratë deri në fillim të dhjetorit

Picture of INA
INA

22/10/2024

Shpallja e njoftimeve të reja për punësim në administratën publike do të jetë e ngrirë deri në fillim të dhjetorit.

Nga drejtoria e Agjencisë për Administratë për Zhurnal thonë se deri atëherë pritet që të përfundojë softueri i ri, me të cilin në aplikimet për punësim nuk do të ekzistojë rubrika për përkatësinë kombëtare. Pas kësaj, do të mund të lëshohen njoftime të reja për punësim të administratës.

Aktualisht, kompania që e mban dhe e përmirëson softuerin nuk ka një kontratë aktive, kështu që Agjencia për Administratë pret miratimin nga Byroja për Furnizime Publike për të hyrë në negociata me kompaninë. Megjithatë, agjencia është optimiste se në 30 deri në 40 ditë do të përfundojë softueri i ri.

Derisa të ndodhë kjo, nuk do të ketë njoftime për punësim në administratën publike, përveç atyre që ishin publikuar para vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e balancuesit, përkatësisht sipas Agjencisë për Administratë bëhet fjalë për rreth 15 njoftime.

Ministria për Administratën Publike gjithashtu shpalli sot vendimin për të vazhduar procedurat për punësim që ishin pezulluar për shkak të heqjes së balancuesit. Kjo lidhet me njoftimet para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Që nga dita e shpalljes së vendimit të Kushtetueses në “Gazetën Zyrtare”, procedurat e reja për punësim nuk do të përfshijnë dispozitat e hequra për përkatësinë kombëtare, ndërsa procedurat e filluara do të përfundojnë sipas rregullave në fuqi në kohën e fillimit të tyre.

TË FUNDIT
9 minuta
Ibrahimi: “Branitellat” nuk kalojnë në Kuvend
9 minuta
Azizi: BDI-ja këqpërdori “balansuesin” për të punësuar familjarët e...
11 minuta
Taravari ironizon me BDI-në: Nuk po protestojnë për shkak temperatu...
41 minuta
Saranda Imeri: VLEN nuk vepron si paraardhësit
1 orë
Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë t...

ME TE LEXUARA

1 ditë
Emërimet e paligjshme, shtyhet gjyqi ndaj Ramiz Merkos
4 orë
S’ka punësime në administratë deri në fillim të dhjetorit
21 orë
Azizi: BDI po venitet, po i bien gjethet një nga një!
15 orë
Sela: Nuk komentoj deklaratat e tipit të Taravarit, ASH-në po e keq...
1 ditë
Bombë në shtabin e partisë PCER në Tetovë, Ibrahimovski: Dënojmë ak...

LEXO MË SHUMË

Ibrahimi: “Branitellat” nuk kalojnë në Kuvend

Azizi: BDI-ja këqpërdori “balansuesin” për të punësuar familjarët e funksionarëve dhe militantët e partisë

Taravari ironizon me BDI-në: Nuk po protestojnë për shkak temperaturave të ulëta

Saranda Imeri: VLEN nuk vepron si paraardhësit

Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë të punojë me përkushtim në rrugën drejt BE-së

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Bie çmimi i veturave të përdorura në Gjermani! Për 9 muaj ja sa u importuan në Maqedoni

Marketet gati 1 miliardë euro të hyra gjatë 2023, kush është në krye

S’ka punësime në administratë deri në fillim të dhjetorit