Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut shkon rreth 9 miliardë euro!

Picture of INA
INA

08/10/2024

Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të rritet edhe më tej.  Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një Strategji e re Fiskale e Shtetit për periudhën 2025-2029. Nga informacionet e disponueshme thuhet se pritshmëritë e autoriteteve janë që borxhi publik me nivelin prej 66.4 për qind deri në vitin e ri do të ulet në periudhën në vijim. Duke marrë parasysh se Prodhimi i Brendshëm në vitin 2023 ishte 13 miliardë euro, kjo i bie që borxhi do të jetë 8 miliardë e 632 milionë euro, apo afër 9 miliardë euro, shkruan gazeta Koha.mk.

Lufta kundër ekonomisë gri dhe rritja e arkëtimit të fondeve buxhetore, pra mbushja e arkës së shtetit, renditen si prioritete të shtetit. “Në vitin 2024 do të arrijë përfundimisht një nivel prej 66.4% dhe në vitet në vijim do të ulet gradualisht si rezultat i konsolidimit gradual fiskal dhe në vitin 2029 do të jetë nën kufirin e përcaktuar prej 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, theksohet në strategjinë fiskale.

“Gjithashtu, për të ulur rrezikun e shumës së garancive të lëshuara, përcaktohet një kufi i garancive të lëshuara dhe theksi vihet në projektet që janë të vetëqëndrueshme dhe gjenerojnë të ardhura, mbështesin rritjen ekonomike dhe mundësojnë konkurrencë më të madhe të ekonomisë vendase në suaza afatmesme”, thonë nga Ministria e Financave.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska pohon se qeveria ka plan për konsolidimin financiar të financave publike dhe zvogëlimin e deficitit buxhetor.

Nga ana tjetër, shteti duhet të kthejë gati tre miliardë euro apo 2.87 miliardë euro në tre vitet e ardhshme, për të shlyer borxhin e marrë në emër të katër eurobondeve.

Në periudhën 2025-2028 do të maturohen eurobonot e emetuara, gjë që mund të krijojë pasiguri në efiçencën e shërbimit të borxhit për shkak të rritjes së nevojave financuese të shtetit, thuhet në analizën e Entit të Revizionit apo Auditimit.

Në vitin 2025 duhet të kthehet borxhi prej 500 milion euro me afër 97 milion euro kamata, në vitin 2026 do të kthehen 700 milion euro nga viti 2020 me 154 milion euro kamata, në vitin 2028 do të kthehen 700 milion euro të tjera nga viti 2021 me afër 80 milion euro kamata, dhe në vitin 2027 do të kthehen 500 milion euro me 140 milion euro kamatë nga viti 2023. Revizioni më tej thekson se Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk tregon nevojat reale bruto për financimin e shtetit, gjë që çon në zvogëlimin e transparencës dhe paraqitjen jo të plotë të të hyrave dhe shpenzimeve në buxhet. (INA)

 

TË FUNDIT
5 orë
pare-euro
Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e...
6 orë
erdogan
Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do t...
9 orë
Foto:Ilustrim MPB
Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë
10 orë
policia
Nënë e bijë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të T...
11 orë
klinika per femije shkup
Publikohet raporti për foshnjën e vdekur 14-muajshe, ja detajet

ME TE LEXUARA

17 orë
fature-market
Shtrenjohet jeta për çdo muaj në Maqedoninë e Veriut
10 orë
policia
Nënë e bijë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të T...
16 orë
besar durmishi
Durmishi: 100 ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznes...
9 orë
Foto:Ilustrim MPB
Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë
16 orë
menduh thaci
“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje n...

LEXO MË SHUMË

pare-euro

Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

erdogan

Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk

Foto:Ilustrim MPB

Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë

policia

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës, policia jep detaje

klinika per femije shkup

Publikohet raporti për foshnjën e vdekur 14-muajshe, ja detajet

Kushtetuta-MK-780x439-1-696x392-1

“Ndryshimet Kushtetuese”, përgatitet ide për zgjidhje të bllokadës

supermarketet-800x445

Ulja e marzhës nuk vërehet në terren, qytetarët: Çmimet e produkteve janë të larta

denar-600x360

Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut shkon rreth 9 miliardë euro!

Gordana Dimitrieska-Koçoska huaja hungari

Maqedonia e Veriu nënshkroi, merret huaja prej 500 milionë eurove nga Hungaria

INFO

NA NDIQ