Kaos, tensione dhe zjarr/ A do t’i ngjajë seanca e sotme asaj të së hënës? Ja çfarë pritet të ndodhë në Kuvend pas përjashtimit të deputetëve të PD nga “Etika”

Picture of INA
INA

03/10/2024

Tensione pritet të ketë në seancën e sotme në Kuvend.

Ashtu si edhe të hënën, deputetët e opozitës kanë “premtuar” një seancë jo normale, aq më tepër pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga
Këshilli i Etikës për dënimin e deputeteve të PD, në lidhje me kaosin dhe dhunën që përfundoi me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit.

Sekretariati vendosi që – kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili.
Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Vendim hyn në fuqi prej ditës së sotme, 3 tetor, kur do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, tha Sekretariati i Etikës.
Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pas kërkesës që bënë një grup deputetësh nga Partia Socialiste në pushtet menjëherë pas seancës së 30 shtatorit, e cila u shoqërua me akte dhune brenda Kuvendit jashtë tij.

Gazmend Bardhi e kundërshtoi vendimin e Etikës përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Në mesin e të përjashtuarve me 40 ditë nga punimet e Kuvendit është edhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili e ka vlerësuar vendimin si “shuarje të Kuvendit”.

“Është shenjë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj keqqeverisjeje, që pasi ta shtron me korrupsion, të mbulon me burgosje politike. Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo”, shkroi Gjekmarkaj.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës u shoqërua me debate, pasi një grup deputetësh të opozitës tentuan të pengonin zhvillimin e saj. Pas disa momentesh tensioni mbledhja u ndërpre dhe më pas vijoi vetëm me anëtarët e shumicës.

Kujtojmë se pas trazirave në parlament, Policia e Tiranës referoi në SPAK 23 deputetë opozitarë, me akuzat e “shkatërrimit të pronës me zjarrvënie” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Dënimet për 24 deputetët e PD

60 ditë jashtë Kuvendit
Gazment Bardhi
Flamur Noka
Bledjon Nallbati

40 ditë jashtë Kuvendit
Saimir Korreshi
Lefter Geshtenja
Luan Baçi
Dashnor Sula
Agron Gjekmarkaj
Dhurata Çupi
Xhelal Mziu
Ina Zhupa
Zheni Gjergji
Helidon Bushati
Lindita Metaliaj
Ramadan Lika
Asllan Dogjani
Qani Xhafa
Flamur Hoxha
Isuf Çela
Kastriot Piroli
Lodovik Hasani
Kasem Mahmutaj
Edmond Spaho

10 ditë
Edi Paloka

TË FUNDIT
28 minuta
rama-spital
Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shënd...
2 orë
Iran Izrael
Sa e fuqishme është ushtria iraniane dhe sa e fuqishme është ushtri...
3 orë
Foto: Ilustrim
Tre të vdekur dhe një i lënduar në rrugën Prilep-Manastir
4 orë
Tirana
Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri, në cilët qytete janë më ...
4 orë
kiro gligorov atentat-696x440
29 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

ME TE LEXUARA

1 ditë
Qeveria e Maqedonise
FOTO/Bashkëshortja e ministrit të Mickoskit për pesë muaj ka fituar...
18 orë
dragan shormaz
Ish-deputeti serb, Shormaz: Shefi i terroristëve të Banjskës është ...
1 ditë
cair zjarr
Digjet një ndërtesë në Çair, janë evakuar më shumë se 100 persona, ...
18 orë
Afrim Gashi erdogan
Kryetari i kuvendit Afrim Gashi takohet me presidentin Erdogan
1 ditë
mpj22-696x385
Maqedonia e Veriut dënon sulmet e Iranit në Izrael
17 orë
arben taravari
Taravari ka zgjidhje për të punësuarit pa kontrata në shëndetësi, j...
1 ditë
pirro vengu
Ministri Vengu: Shqipëria, në shënjestër nga Rusia dhe Irani
17 orë
erdogan
Erdogan do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë – mësohet data
24 orë
abdush
Abdush Demiri zgjidhet nënkryetar i KSHZ-së

LEXO MË SHUMË

rama-spital

Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

Iran Izrael

Sa e fuqishme është ushtria iraniane dhe sa e fuqishme është ushtria izraelite?

Foto: Ilustrim

Tre të vdekur dhe një i lënduar në rrugën Prilep-Manastir

Tirana

Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri, në cilët qytete janë më shtrenjtë

kiro gligorov atentat-696x440

29 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

Paralajmërohet ligj i ri për vetëqeverisje lokale me mundësi të revokohet kryetari i komunës dhe të vendoset polici komunale

djegia e karrigeve kuvendi i shqiperise

Kaos, tensione dhe zjarr/ A do t’i ngjajë seanca e sotme asaj të së hënës? Ja çfarë pritet të ndodhë në Kuvend pas përjashtimit të deputetëve të PD nga “Etika”

erdogan

Erdogan do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë – mësohet data

arben taravari

Taravari ka zgjidhje për të punësuarit pa kontrata në shëndetësi, ja kur pritet të ndodhë?

INFO

NA NDIQ