Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

Picture of ina-online
ina-online

25/04/2024

Nga 99.80% të votave të numëruara nga votimet e djeshme për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ka krijuar një epërsi të thellë të dyfishtë me 362.561 vota apo 40,09 % përballë Stevo Pendarovskit, kandidatit të koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane” të prirë nga LSDM që fitoi 180.216 vota apo 19,93%, përcjell INA.

Një garë e ashpër u zhvillua edhe midis dy kandidatëve në taborin shqiptar, ku kandidati i “Fronti Evropian” të prirë nga BDI, Bujar Osmani që fitoi 120.846 vota apo 13,36%, ndërsa kandidati i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari ka fituar 83.321 apo 9,21%.

Nga këto rezultate, kandidatët shqiptarë fituan mbi 204 mijë vota.

Presidenti i ri do të zgjidhet në balotazh (raundin e dytë zgjedhjeve) që do zhvillohet më 8 maj, ku do të shkojnë dy kandidatët Siljanovska-Davkova dhe Pendarovski, kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

Këto zgjedhje njëherësh janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë ato do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se dalja e votuesve ka qenë afër 49%, ndërsa të drejtë vote kishin 1.814.317 votues. (INA)

TË FUNDIT
9 orë
kfor veri barrikada
Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti...
10 orë
Zgjedhje votime vota Maqedoni
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët
11 orë
Screenshot_20240503-215734~2
Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tre...
11 orë
Menduh Thaci
Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dal...
11 orë
ademi-600x360
Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

ME TE LEXUARA

19 orë
Screenshot_20240503-132950~2
Mickoski: As ndërmend nuk më shkon të bisedoj për ndarjen e resorëve
16 orë
idea omer ajdini
Omer Ajdini: Si u bë nipi i Ali Ahmetit milioner? (Video)
22 orë
viza-amerikane
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotar...
11 orë
ademi-600x360
Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!
19 orë
FB_IMG_1714737157223
Haki Abazi mbështetje për Frontin Evropian

LEXO MË SHUMË

kfor veri barrikada

Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

Screenshot_20240503-215734~2

Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?

Menduh Thaci

Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”

ademi-600x360

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

IMG_1727

Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

FB_IMG_1714758861725

Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!

KASAMI

Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)

Screenshot_20240503-190320~2

Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin

INFO

NA NDIQ