Komandantët e UÇK-së që u vranë në Maqedoni pas konfliktit të 2001

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/03/2023

Në Maqedoni pas konfliktit të vitit 2001 janë vrarë emra të njohur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku disa prej tyre ende janë mister dhe kurrë nuk janë zbardhur, përcjell INA.

Ndër të që kurrë nuk u mor vesh asgjë ishte vrasja e Ridvan Nezirit i njohur si komandant Hoxha. Vrasja ndodhi më 9 korrik 2003, dy vite pas konfliktit në një lokal tek kompleksi “Çairçanja” në Çair të SHkupit. Në sulmin me armë ndaj tij vriten edhe katër persona të tjerë, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Vetëm dy vite më pas vritet Nuri Mazari i njohur si Komandant Struga. Vrasja ndodhi atëkohë dhe ende në rrethana të pasqaruara në Strugë më 11 korrik 2005.

Një vit më vonë më 19 tetor 2006 ndodhi vrasja e Isa Likës, i njohur si komandant Iliri nga Tetova, i cili u vra para shtëpisë së tij dhe sot e kësaj dite po punohet në zbardhjen e rastit.

Pesë vite më vonë vritet Harun Aliu – komandant Kushtrimi në një aksion të organizuar nga njësitet speciale të MPB-së së Maqedonisë. Bashkë me të në mëngjesin e 12 majit të 2010 u vranë edhe Xhafer Shala, Qemajl Fejzullahu dhe Shaban Zenuni, të gjithë ish-pjestarë të UÇK-së.

Më pas vjen 9 dhe 10 maji i 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku gjatë një përleshje me forcat e sigurisë së Maqedonisë, u vranë 10 pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës”, mes tyre komandantë të njohur të UÇK-ve si në Kosovë, Maqedoni, por edhe Luginë. Ata ishin:  Mirsad Ndrecaj-NATO,  Beg Rizaj-BEGU, Xhafer Zymeri dhe të tjerë. 

Por vetëm dy muaj më vonë ndodhi edhe vrasja e Xhemail Rexhepit-Shqiponjës në një lokal në Kumanovë, gjegjësisht me 23 korrik 2015, ku kësaj vrasje makabre i parapriu një zënkë partiake rivalësh në BDI.

Por një vrasje e rëndë si ajo e Lefter Goxhaj – komandant Telit me bashkëluftëtarët e tij ndodhi vetëm pak ditë para se të nënshkruhej Marrëveshja e Ohrit, pra më 7 gusht 2001 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup. Kjo vrasje u krye nga njësitet speciale policore vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë, por edhe gjashtë ditë para se të firmosej Marrëveshja e Ohrit.(INA)

TË FUNDIT
31 minuta
moti shiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
36 minuta
mjeke
Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private në Maqedoni ...
45 minuta
kroacia
Rrogat e kamarierëve në Austri dhe Kroaci, ja si sillen?
11 orë
kfor veri barrikada
Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti...
13 orë
Zgjedhje votime vota Maqedoni
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

ME TE LEXUARA

21 orë
ikja banjske grupi terrorist veri
Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Al...
18 orë
shkupi komunikacion
Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit
23 orë
mimoza musa
Mimoza Musa: VLEN do të jetë Qeveria e ardhshme me kushte të qarta,...
13 orë
ali ahmeti
Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tre...
20 orë
kontroll teknik veture servis
Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni reagojnë për shtyrjen e rritjes ...
18 orë
besim nebiu
Nebiu: Vjedhja e votave dënohet me 10 vite burg
23 orë
Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot...
13 orë
Zgjedhje votime vota Maqedoni
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

LEXO MË SHUMË

moti shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

mjeke

Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private në Maqedoni gjatë 2023

kroacia

Rrogat e kamarierëve në Austri dhe Kroaci, ja si sillen?

kfor veri barrikada

Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

ali ahmeti

Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?

Menduh Thaci

Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”

Arber ademi shtabi fronti evropian

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

deputetet vv kasami

Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

INFO

NA NDIQ