Mexhiti priti në takim ministrin e Kosovës, Liburn Aliu, ja çfarë biseduan?

Picture of ina-online
ina-online

16/10/2024

Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti zhvilloi sot në Shkup një takim të rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në këtë takim, thonë nga atje, Mexhiti shprehu falënderime për ministrin Aliu dhe delegacionin e tij, përfshirë ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, duke theksuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë për të bashkëpunuar në çdo fushë që ka interes për qytetarët e të dy vendeve.

“Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin ndërkufitar, duke përmendur projektin për mbrojtjen e lumit Lepenc përmes menaxhimit të integruar të resurseve ujore. Të dy ministrat u dakorduan për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e specieve dhe habitatit natyror, veçanërisht në zonat e mbrojtura si Parku Nacional i Sharrit. Po ashtu, ata diskutuan për projekte në fushën e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në të dyja vendet.

Në një takim të veçantë të mbajtur më vonë, Ministri Mexhiti priti një delegacion nga Ministria për Mjedisin e Republikës së Kosovës, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit mes dy ministrive për të adresuar çështje të rëndësishme mjedisore dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Delegacioni kosovar prezantoi Projektin për Hidrosistemin Iber – Lepenc, i financuar nga WBIF, dhe theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekologjisë”, thuhet në njoftim.

Të dy ministrat, shtojnë nga atje, u pajtuan se është thelbësore të vazhdohet me përmirësimin e marrëdhënieve dhe të shfrytëzohen potencialet për thellimin e bashkëpunimit në çështjet mjedisore dhe ekologjike.

TË FUNDIT
22 minuta
Qeveria e Maqedonise
“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komun...
23 minuta
Aksidenti-600x360
Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i ...
23 minuta
policia shkup naten mpb
Aksion policor në Tetovë
37 minuta
taravari
Arif Selami zgjidhet kryetar i degës së ASH-së Tetovë
1 orë
vmro
VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan ven...

ME TE LEXUARA

1 ditë
maqedoni-turqi-780x439-1
Një delegacion i forcave të armatosura të Turqisë për vizitë zyrtar...
2 orë
Arben Taravari
Taravari hedh poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme
23 orë
Ramiz Merko
Merko “zhvishet” nga kompetencat në fushën e arsimit
19 orë
fature-market
Ushqimet bazë, manipulimi me uljen e “gramazhës”!
1 ditë
gjyqi per vanja dhe pance palevski palco
Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës...
1 orë
policia
Aksion i madh antidrogë në Tetovë
23 orë
rijad shaqiri
Shaqiri: Unë jam i gatshëm për veting deri në gjeneratën e 4-5 të f...
19 orë
gjyqi per vanja dhe pance palevski palco
Rrëmbimi i Vanjës ishte organizuar mirë, kabllot e kamerës dhe lidh...
1 ditë
Shimpanz
Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shk...

LEXO MË SHUMË

Qeveria e Maqedonise

“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare

Aksidenti-600x360

Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave

policia shkup naten mpb

Aksion policor në Tetovë

taravari

Arif Selami zgjidhet kryetar i degës së ASH-së Tetovë

vmro

VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan vendin drejt BE-së

policia

Aksion i madh antidrogë në Tetovë

Arben Taravari

Taravari hedh poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme

danella arsovska

Qyteti i Shkupit, komuna e Sarajit, Tearcës dhe Strumicës, mes komunave që nuk përfitojn grant nga Qeveria

moti

Në mëngjes kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

INFO

NA NDIQ