Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë të punojë me përkushtim në rrugën drejt BE-së

Picture of INA
INA

22/10/2024

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov.

Siç informojnë nga kabineti i Murtezanit, ai në takim shprehu optimizëm për zgjedhje të suksesshme parlamentare në Bullgari, duke i shikuar ato si hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale përmes thellimit të besimit të ndërsjellë.

“Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë ndaj agjendës evropiane dhe përpjekjeve të saja aktive për të arritur zgjidhje dinjitoze në kontekst të përmbushjes së kushteve të nevojshme për përshpejtimin e procesit drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Murtezani dhe Radukov theksuan rëndësinë e konsolidimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, posaçërisht në kontekst të procesit të integrimit evropian, tek i cili duhet shikuar si prioritet i përbashkët strategjik. Bisedën e potencoi angazhimi i dialogut konstruktiv dhe transparent me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT
4 minuta
“Branitellat”, E Majta dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuv...
7 minuta
Kasami thotë se komunat në buxhetin e vitit 2025 do të parashohin f...
2 orë
Ibrahimi: “Branitellat” nuk kalojnë në Kuvend
2 orë
Azizi: BDI-ja këqpërdori “balansuesin” për të punësuar familjarët e...
2 orë
Taravari ironizon me BDI-në: Nuk po protestojnë për shkak temperatu...

ME TE LEXUARA

1 ditë
Bombë në shtabin e partisë PCER në Tetovë, Ibrahimovski: Dënojmë ak...
21 orë
Ademi: Protestat janë në agjendën e BDI-së
5 orë
Marketet gati 1 miliardë euro të hyra gjatë 2023, kush është në krye
1 ditë
LSDM-ja propozon rritjen e pagës minimale në 27 700 denarë
21 orë
Tre punonjëse në NQP-Shkup dyshohen për mashtrim: “Kanë përvetësuar...
4 orë
Bie çmimi i veturave të përdorura në Gjermani! Për 9 muaj ja sa u i...
1 ditë
Arrestohet një shtetas i Kosovës në vendkalimin kufitar në Jazhincë

LEXO MË SHUMË

“Branitellat”, E Majta dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi

Kasami thotë se komunat në buxhetin e vitit 2025 do të parashohin financimin e Akademisë Shqiptare

Ibrahimi: “Branitellat” nuk kalojnë në Kuvend

Azizi: BDI-ja këqpërdori “balansuesin” për të punësuar familjarët e funksionarëve dhe militantët e partisë

Taravari ironizon me BDI-në: Nuk po protestojnë për shkak temperaturave të ulëta

Saranda Imeri: VLEN nuk vepron si paraardhësit

Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë të punojë me përkushtim në rrugën drejt BE-së

Bie çmimi i veturave të përdorura në Gjermani! Për 9 muaj ja sa u importuan në Maqedoni

Marketet gati 1 miliardë euro të hyra gjatë 2023, kush është në krye