Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi

Picture of INA
INA

07/10/2024

Janë duke u pritur raportet nga organet e hetimit të cilët duhet të konstatojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës 14 muajshe , e cila humbi jetën dy ditë më parë në klinikën e Fëmijëve në Shkup. Ndërkohë për këtë rast kanë vazhduar përplasjet politike. Partia opozitare LSDM kërkon përgjegjësi. “Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Opinioni meriton të dijë se ku janë bërë dështimet”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Ndërsa, mbrëmë drejtori i klinikës së fëmijëve Rexhep Memedi tha se në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari një ditë më parë pranoi se foshnja 14 muajshe disa herë ishte refuzuar që të shtrohet në spital. /Alsat.mk

TË FUNDIT
1 orë
Menduh Thaci
Thaçi flet se pse nuk është më pjesë e Frontit Evropian dhe a do je...
1 orë
IMG_0928
Kasami për Bexhetin: … thonë mos e pyet se të tregon vetë
4 orë
policia-haracine
Shkup, të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti
4 orë
izet mexhiti
Mexhiti: Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike, prioritet i qe...
6 orë
besar durmishi
Durmishi: Po punojmë për nisma të reja që do të përmirësojnë dhe rr...

ME TE LEXUARA

2 ditë
fc struga sulm
Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO
9 orë
kasami
Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm
14 orë
dragan-daravelski
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, r...
6 orë
IMG_8827
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje
12 orë
gjykata kushtetuese
“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim pë...

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Thaçi flet se pse nuk është më pjesë e Frontit Evropian dhe a do jetë pjesë e Qeverisë?!

IMG_0928

Kasami për Bexhetin: … thonë mos e pyet se të tregon vetë

policia-haracine

Shkup, të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti

izet mexhiti

Mexhiti: Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike, prioritet i qeverisë

besar durmishi

Durmishi: Po punojmë për nisma të reja që do të përmirësojnë dhe rrisin punësimin

IMG_8827

Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje

Mickoski_Vuceviq-780x470

ASH: Vëllazëria me Sërbinë shpalosi fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie

makine-zjarr-750x430

Katër vetura digjen në Shkup

Hristijan Mickoski

Mickoski: Të gjithë studentët do të marrin vauçer prej 250 eurove, për blerje të telefonit, kompjuterit ose tabletit

INFO

NA NDIQ