Taravari: BDI bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare

Picture of INA
INA

21/10/2024

Lideri i ASH-së, Arben Taravari në emisionin 360 gradë ka theksuar se Akademia shqiptare është ide që nuk i bën dëm askujt dhe se do të tentojnë që ta institucionalizojnë. Ai shpreh keqardhje që BDI për këtë çështje është rreshtuar me partitë maqedonase kundër kësaj nisme që nuk është në dëm të askujt por është në favor të gjithkujt. Sepse, rezultatet e punës në këtë Akademi do të jenë të dobishme për tërë vendin e rajonin.

“Akademia shqiptare ishte njëra nga premtimet tona, dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë pas asaj që kemi premtuar gjatë fushatës. Akademia është funksionale por duam të institucionalizohet dhe do të financohet nga komunat që i menaxhojnë koalicioni VLEN. Mua më zhgënjen BDI që u bën bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare. Nuk shoh asgjë të keqe që kjo ide i bën dëm ndokujt. Unë seriozisht kam pasur shpresë që ndonjë komunë nga BDI do ta mbështet Akademinë, por ato marrin urdhra nga dikush tjetër”, ka theksuar Taravari.

Ky rreshtim i BDI-së dëshpëron edhe ato pak qytetarë që akoma shpresojnë se janë në ëndërr dhe BDI do të rikthehet në pushtet. Të zhvishesh nga pushteti nuk nënkupton zhveshje nga idealet dhe synimet e përbashkëta që janë në dobi të të gjithë kombit shqiptarë.

TË FUNDIT
2 orë
S’ka punësime në administratë deri në fillim të dhjetorit
2 orë
Kreut të Federatës së Futbollit FFM, Sejdini i merret pasaporta dip...
2 orë
Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës mot me diell
11 orë
Mexhiti: Ne pritëm Kurtin, ata para neve Vuçiqin me qilim të kuq
12 orë
Me kërkesë të qytetarëve, MMJPH do të kryejë inspektim në punën e N...

ME TE LEXUARA

21 orë
Fluturime ndërkontinentale nga aeroporti i Shkupit, ja cilat destin...
16 orë
Grubi: Destabilizimi asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e ag...
1 ditë
Mot i ftohtë me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës kryesish...
20 orë
BDI: Degradim i skajshëm po ndodh në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes
13 orë
Sela: Nuk komentoj deklaratat e tipit të Taravarit, ASH-në po e keq...

LEXO MË SHUMË

S’ka punësime në administratë deri në fillim të dhjetorit

Kreut të Federatës së Futbollit FFM, Sejdini i merret pasaporta diplomatike

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës mot me diell

Mexhiti: Ne pritëm Kurtin, ata para neve Vuçiqin me qilim të kuq

Me kërkesë të qytetarëve, MMJPH do të kryejë inspektim në punën e NP Drislla

Taravari: BDI bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare

Sela: Nuk komentoj deklaratat e tipit të Taravarit, ASH-në po e keqpërdorë për servilizëm

Grubi: Destabilizimi asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e agjendës së BDI-së

Kallëzim penal ndaj Avokatit të Shtetit, Agron Reçi