Xhaferi dhe Apasiev u përballën në Gjykatën Kushtetuese

Picture of INA
INA

03/10/2024

Në Gjykatën Kushtetuese u mbajt diskutim publik për kërkesën e liderit të partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev i cili pretendon se është diskriminuar për shkak të përkatësisë së tij politike nga kryeparlamentari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi ka hedhur poshtë kërkesën e tij që qytetarët të deklarohen në referendum për propozimin francez, i cili parashikonte zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë në rrugën Evropiane, duke i futur bullgarët në Kushtetutë. Pasi gjykatësi raportues, Osman Kadriu dha detaje për lëndën, Apasiev, në fjalën para gjykatës tha se Xhaferi e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar, pasi kërkesën e tij, pavarësisht se ka qenë i obliguar me rregullore ta dërgojë në Komision, ai vetë ka vendosur për të njëjtën dhe e ka hedhur poshtë.

“Pres që Gjykata Kushtetuese atë ta konstatojë në një afat të denjë prej disa muajsh, nëse ajo nuk ndodh unë jam i gatshëm të shkoj deri në Strasburg”, deklaroi Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.

Xhaferi, Gjykatës Kushtetuese iu drejtua fillimisht në gjuhën shqipe, pas çka reaguan gjykatësit se nuk ka përkthyes. Atëherë, ish kryeparlamentari tha se nëse flasim këtu për diskriminim, edhe kjo është një pjesë e diskriminimit, pasi që në të gjitha gjykatat në vend duhet të përdoret gjuha shqipe. Gjykatësit theksuan se nuk kanë parashikuar se do të kërkojë përkthyes Xhaferi, megjithatë ata mund të sigurojnë që të vijnë 2 përkthyesit e punësuar. Megjithatë, Xhaferi më tej tha se për respekt të Gjykatës do të vazhdojë sqarimin e tij në maqedonisht. Ish kryeparlamentari kategorikisht hodhi poshtë pretendimet e Apasievit se ka pasur qëllim ta diskriminojë politikisht. Sipas tij, Apasiev, e ka tejkaluar afatin për dorëzimin e materialeve shtesë dhe kjo ka qenë arsyeja pse e ka hedhur poshtë kërkesën. Në seancë nuk shpëtuan dhe momente tensione, sidomos kur në një moment, Apasiev i tha Xhaferit se është sjellë si sulltan në Kuvend, të cilën, Xhaferi e përjetoi si ofendim. Në një moment tjetër, kryetari Darko Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska Daneva, theksuan se kanë krijuar përshtypje se Xhaferi nuk i beson gjykatës. Për kërkesën e Apasievit, Kushtetuesja duhet të vendos në një nga seancat. /Alsat.mk

TË FUNDIT
30 minuta
slavjanka petrovska sllavjanka
Ligji për “branitellat” do të miratohet, Sllavjanka Petrovska është...
32 minuta
Adnan Azizi
Azizi: Ja kujt i thotë Ali Ahmeti, a jeni gati!
45 minuta
maksim dimitrievski bazdnikin
Tensionet mbi gjuhën ruse në Kumanovë: Kur kryetari i Komunës përzi...
51 minuta
ffm
Casinos Austria ndërpreu marrëveshjen, FFM-ja mbeti pa një sponsor
53 minuta
zhelina
830 mijë euro për Zhelinën, do të përdoren për bulevardin dhe rrugë...

ME TE LEXUARA

1 ditë
arben taravari
Taravari thotë se nuk ka kërcënuar askënd: Në ditë kam 200-300 tele...
57 minuta
adnan azizi
Azizi: Ja kujt i thotë Ali Ahmeti, a jeni gati!
9 orë
moti-1
Paradite mot me diell, pasdite shi i kohëpaskohshëm lokal
1 ditë
Qeveria e Maqedonise
FOTO/Bashkëshortja e ministrit të Mickoskit për pesë muaj ka fituar...
4 orë
cair zjarr
Zjarri në Çair: Çfarë po zbulojnë hetimet dhe si janë të lënduarit?”
1 ditë
ali ahmeti
Ahmeti: S’jemi “gome rezerve”, fare s’na intereson Qeveria

LEXO MË SHUMË

slavjanka petrovska sllavjanka

Ligji për “branitellat” do të miratohet, Sllavjanka Petrovska është e bindur

Adnan Azizi

Azizi: Ja kujt i thotë Ali Ahmeti, a jeni gati!

maksim dimitrievski bazdnikin

Tensionet mbi gjuhën ruse në Kumanovë: Kur kryetari i Komunës përzihet në punët e MASH-it!

ffm

Casinos Austria ndërpreu marrëveshjen, FFM-ja mbeti pa një sponsor

zhelina

830 mijë euro për Zhelinën, do të përdoren për bulevardin dhe rrugën Tetovë-Pallaticë

ndertim pa leje

Ende s’kanë leje, por vazhdojnë të punojnë – Po ndërtohet objekti afër shtëpisë së pleqve në Çair

adnan azizi

Azizi: Ja kujt i thotë Ali Ahmeti, a jeni gati!

gjykata-kushtetuese

Kallëzim penal kundër një kryetarit të komunës dhe pesë personave të punësuar në Urbanizëm në Shkup

Arrestim_Pranga-780x468-1

Tentuan të vidhnin në banesat e ndërtesës së djegur në Çair, arrestohen nga policia

INFO

NA NDIQ