Gostivari është komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara nga “100 milionë euro për komunat”

Picture of ina-online
ina-online

17/10/2024

Qeveria ka marrë vendim që komunës së Gostivarit t’i ndajë 162 milionë denarë, apo afërsisht 2.7 milionë euro, duke u bërë kështu komuna shqiptare me më shumë projekte që ka aplikuar dhe janë pranuar, apo gjithsejtë 13 projekte.

Këto projekte janë nga seanca e 26-të, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.
Komunat ku jetojnë kryesisht shqiptarë do të marrin mbi 20 milionë euro, që është afërsisht 30% e shumës totale të mjeteve të ndara me këtë vendim të Qeverisë.

Projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë fituar nga pushteti lokal i Gostivarit janë në fushën e mjedisit, infrastrukturës rrugore, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve, etj.
Projektete:

1. Rikontruimi I Bulevarardit Vëllezërit Gjinoski –  
2. Ndërtimi I shëtitores  rr.Borce Jovanovski –
3. Rikonstruimi I rrugës kryesore në fsh. Zdunje –
4. Rikonstruimi I rrugës prej gjimnazit deri te fsh. Banjicë –
5. Rikonstruim I rrugës lokale në fshatin Balindoll –
6. Rikonstruim I rrugës prej fondit shëndetsor deri teKej Vardari –
7. Rikonstruimi I rr.Ivo llolla ribar deri te rruga Beliçica –
8. Rikonstruim I rrugës përeth stacionit të autobusave–
9. Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova parallel me stacionin hekurudhor  –
10. Rikonstruim I rrugës Nikola Teslla prej gjimnazitderi në lagjen Dutllok –
11. Rikonstruimi I rrugës Nikola Teslla deri te shkollae Mjekësisë –
12. Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova deri te rrugaBeliçicë –
13. Rikonstruimi I rrugës 13 –  

Me këto projekte, komuna e Gostivarit premton se do të përmirësohet dukshëm jetesa e qytetarëve dhe këto investimi janë histori suksesi për komunën tonë, pasi është hera e parë që ka kaq shumë projekte që do të realizohen për kohë të shkurtër, ndërsa implementimi i tyre fillon menjëherë sapo paratë të jenë në llogari të komunës.
Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mos ndarje të mjeteve.

TË FUNDIT
25 minuta
Arben Taravari
Taravari: Drejtorët duhet të marrin masa ndaj punonjësve shëndetëso...
28 minuta
Hristijan Mickoski
Mickoski: Komunat e Tearcës, Sarajit, Strumicës dhe Shkupit nuk u j...
57 minuta
mexhiti
Mexhiti: USAID, partner në shumë projekte mjedisore që përmirësojnë...
2 orë
IMG_9367
Gostivari është komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara ng...
2 orë
femije zhdukur trafikim kontrabande
Rreth 32.8% e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfëri

ME TE LEXUARA

1 ditë
venko filipce
Lideri i LSDM-së, Filipçe kundër themelimit të Akademisë shqiptare
4 orë
policia shkup naten mpb
Aksion policor në Tetovë
1 ditë
faton ameti
BDI fillon me takimet me qytetarët nga Likova deri në Strugë
20 orë
Hristijan Mickoski
Mickoski optimist për bisedimet me BE-në, por pa detaje
1 ditë
Flakron Bexheti
Bexheti: Realizohen pagesat direkte të papaguara për prodhuesit e q...
4 orë
Aksidenti-600x360
Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i ...
1 ditë
izet mexhiti
Mexhiti: BDI e ka ëndërr të bëhet pjesë e Qeverisë

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Drejtorët duhet të marrin masa ndaj punonjësve shëndetësor të cilët kanë bërë shkelje

Hristijan Mickoski

Mickoski: Komunat e Tearcës, Sarajit, Strumicës dhe Shkupit nuk u janë ndarë mjete sepse kanë pasur mangësi gjatë aplikimit

mexhiti

Mexhiti: USAID, partner në shumë projekte mjedisore që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve

IMG_9367

Gostivari është komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara nga “100 milionë euro për komunat”

femije zhdukur trafikim kontrabande

Rreth 32.8% e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfëri

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8

osman kadriu

Kadriu: Dy gjykatës shqiptarë dhe një turk votuam kundër shfuqizimit të balancuesit

Qeveria e Maqedonise

“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare

Aksidenti-600x360

Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave

INFO

NA NDIQ