Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

Picture of ina-online
ina-online

16/04/2024

Viti 2024 do jetë viti i zgjedhjeve në Maqedoninë të Veriut. Qytetarët do të votojnë në zgjedhje të dyfishta, ku me datë 24 Prill do mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa me datë 8 maj qytetarët do të votojnë në zgjedhje të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, nëse në rrethin e parë njëri prej kandidatëve presidencialë nuk fiton shumicën prej 50% plus 1, shkruan InfoShqip.

Portali InfoShqip, ka bërë një analizë se si ka qenë e orientuar vota e qytetarëve vota në 10 e fundit, ku në vazhdim mund të lexoni të plotë analizën.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2016

Duke u nisur nga situata e acaruar politike, si pasojë e përgjimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror të siguruar nga LSDM-ja dhe kryetari i saj Zoran Zaev, disponimi popullor ndryshoi dukshëm për zgjedhjet parlamentare që vijonin, kryesisht tek shqiptarët, të cilët ishin të revoltuar me udhëheqjen politike të kryeministrit, Nikolla Gruevski, në bashkë qeverisje me partinë shqiptare BDI.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, shqiptarët dolën masovikisht në zgjedhje duke shpërndarë e votën e tyre në 4 parti politike shqiptare si dhe në partinë opozitare maqedonase LSDM, e cila për herë të parë kandidonte me deputet shqiptar në listat e tyre.

Vota qytetare ishte e orientuar për opozitën duke i siguruar opozitës shqiptare 124,105 vota, si asnjëherë më parë, ndërsa partia shqiptare në pushtet BDI, ra në 86,848 vota. Edhe pse dallimi ishte 37,257 vota mes opozitës shqiptare dhe BDI-së, përshkak të shpërndarjes së votës dhe modelit zgjedhor, numri i deputetëve ishte i barabartë 10 me 10.

Duke u nisur nga votat në vendet me shumicë dërmuese shqiptare, për partinë maqedonase LSDM, kanë votuar 35,000-40,000 shqiptarë, që e rrit dukshëm orientimin popullor pro-opozitar në vend e që tejkalon numrin 160,000 vota.

Në vazhdim mund ta shikoni grafikun e përgaditur nga InfoShqip, se sa vota morën partitë politike shqiptare në vitin 2016, në grafik nuk janë përfshirë votat shqiptare që mori LSDM, duke qenë se nuk ka numër ekzakt të votave.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2020

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, Lëvizja Besa, si partia me më së shumti vota në bllokun opozitar shqiptar u dobësua dukshëm duke u ndarë në dy fraksione e cila rezultoi me formimin e një partie tjetër opozitare, Alternativa.

Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Alternativa i’u bashkangjit frontit opozitar të udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët, të cilat sëbashku arritën 81,620 vota apo 12 mandate deputetësh, përkundër BDI-së e cila riktheu një pjesë të votuesve të humbur në zgjedhjet paraprake duke e rritur fuqinë votuese në 104,699 vota apo 15 mandate deputetësh.

Edhe në këto zgjedhje opozita shqiptare nuk ishte e bashkuar që ndikoi në humbjen e zgjedhjeve.

Partia Demokratike Shqiptare grumbulloi 13,930 vota me një mandat deputeti, ndërsa Lëvizja Besa morri pjesë në listë të përbashkët me LSDM-në, ku fitoi 4 mandate deputetësh dhe përkthyer në vota në rajonet me shumicë dërmuese shqiptare, votuesit shqiptar kanë kontribuar me përafërsisht 35.000 vota apo 130.000 vota opozitare shqiptare në përgjithësi, përafërsisht me rezultatet e vitit 2016.

Në vazhdim mund ta shikoni grafikun e përgaditur nga InfoShqip, se sa vota morën partitë politike shqiptare në vitin 2020.

Nëse e shohim trendin në rritje dhe disponimin e votuesit shqiptar, kësaj rradhe në zgjedhjet që vijojnë, opozita shqiptare është më bashkuar kunddrejt BDI-së, e cila kjo e fundit për ti bërë ballë fuqisë opozitare, bëri koalicion me parti tjera politike, përfshirë edhe komunitetet jo shumicë në vend, që të krijoj situatë më të favorshme në teren. /InfoShqip.com

TË FUNDIT
35 minuta
vucic kurti
"Politika e frikës" dhe e "ndëshkimit"
2 orë
stevo pendarovski
Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëv...
2 orë
ali-ahmeti-2-750x430
Ali Ahmeti nga Studeniçani: Historikisht asnjë Front nuk ka humbur,...
2 orë
fronti evropian vlen
Fronti Europian: Të parët shpallëm tubimin në Tetovë, opozita shqip...
2 orë
Artan Grubi
Grubi i kërkon 30 deputetë për Frontin Europian

ME TE LEXUARA

14 orë
mali-i-zi
Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë
5 orë
Albin Kurti Shkup
Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë t...
1 ditë
mpj22-696x385
55 vjet nga krijimi i Ministrisë së Jashtme
10 orë
IMG_1639
Rijad Shaqiri nga VLEN: KSHZ konfirmoi denoncimin për mbushje kutiv...
2 orë
Artan Grubi
Grubi i kërkon 30 deputetë për Frontin Europian

LEXO MË SHUMË

vucic kurti

“Politika e frikës” dhe e “ndëshkimit”

stevo pendarovski

Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim

ali-ahmeti-2-750x430

Ali Ahmeti nga Studeniçani: Historikisht asnjë Front nuk ka humbur, më 8 maj rrethojmë numrin 4

fronti evropian vlen

Fronti Europian: Të parët shpallëm tubimin në Tetovë, opozita shqiptare të rishikojë vendimin dhe të zgjedh ditë tjetër

Artan Grubi

Grubi i kërkon 30 deputetë për Frontin Europian

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale

arben taravari

Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë

valbonaadili-1-1024x593

Çfarë premton VLEN për fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë

astrit

Astrit Iseni: Është koha të mos heshtim, Kumanova shqiptare është persekutuar nga regjimi 20 vjeçar

INFO

NA NDIQ