“Politika e frikës” dhe e “ndëshkimit”

Picture of ina-online
ina-online

30/04/2024

Nga Beqir SINA

I pari dhe i vetmi deri tani që e theu tabun e “Politikës së frikës” dhe të “Ndëshkimit-masave” nga udhëheqësit dhe politkanët shqiptar është Albin Kurti

Tani jemi dëshmitarë të “normalizimit” të një diskursi politik të ndërtuar rreth , asaj që quhet “Politikës së frikës” dhe të “Ndëshkimit-masave”, kemi se çfarë të mësojmë . Por çfarë do të thotë ky ndryshim? Çfarë e shkaktoi atë? Dhe, si funksionoi deri tani diskursi i “Politikës së frikës” dhe të “Ndëshkimit-masave”, përkatësisht te udhëheqësi i Kosovës, Kryeministri Albin Kurti?

“Politika e frikës”, thonë eksepertët gjurmon trajektoren e politikës zakonisht së dy ekstremizmave të djathtë, apo të majtë nga margjinat e peizazhit politik, të brendeshem apo të jashtëm deri në qendrën e saj. veçanërisht në vendet e vogla të dalur nga “luftrat e mëdha” ose konfliket dhe krizat politike anembanë botës.

E ashtuquajtura”Politika e frikës” po sipas ekspertve politik eksploron mekanizmat shoqërorë dhe historikë në lojë dhe i lidh me ekspertizë me “mikro-politikën” e gjuhës dhe diskursit të ekstremit të djathtë apo të majtë. Por më shumë kjo dukuri “peshon” nga e djathta. Dhe, shembulli më i fundit i këtij diskursi, i “gjuhës së të folurit” është Kryeministri i Hungarisë , Victor Orban, i cili i përket të djathtës ekstreme europiane, dhe që synon krijimin e një lëvizjeje konservatore globale, duke rrafshuar “Politikën e frikës”

Mirëpo një sërë vinjetash që analizojnë në detaje raste specifike të diskursit “Politika e frikës”, është një lexim thelbësor për këdo që kërkon të kuptojë se si politika e ekstremit të djathtë apo të majtë dhe ajo populiste janë zhvendosur në rrjedhën kryesore dhe çfarë mund të bëjë një udhëheqës apo politikan, që ta zhbëjë këtë diskurs politik.

Zhbërja, e “Politikës së Frikës” dhe të “Ndëshkimit-masave” është një tabu që e theu vetëm Albin Kurti

Duke pasë parasyshë se në të vërtetë, qëllimi i tij specifik, i “Politikës së Frikës” është të shtrembërojë realitetin politik të një kombi, duke i krijuar atij frikë te politikanët e udhëheqësit, dhe në popullatën e përgjithshme që është jashtëzakonisht në disproporcion me rreziqet aktuale, që luftërat janë në gjendje të paraqesin.

Kjo është një nga arsyet, që deri tani diskursi i “Politikës së frikës” dhe të “Ndëshkimit-masave”, është përdorur te politikanët shqiptar, në Shqipër dhe në Kosovë më së shumti sidomos pas luftës. Në emër të asaj që quhet “paqe e qendrueshe dhe afat gjatë”.

Prej përfundimit të luftës në Kosovë, kemi parë sesi politikat e shtetve të mëdha dhe të fuqishme, atyre që bëjnë “ligjet” në botë, si SHBA, Gjermania, Franca, dhe Anglia deri diku, e kanë përdorur “Politikên e Frikës” dhe atë të “Ndëshkimit”, te politikanët shqiptar në mënyrë specifike kundrejt ish komandantve të luftës, të cilët janë edhe sot nën hetime të gjatë dhe të gjerë e të papërfunduara, në Hagë.

Por unë mendojë se po ti thellohemi në kuptimin e plotë e të kthejlltë termit “Politika e Frikës”, në Kosovë me udhëheqësit e saj në këto 25 vjet do të thoja se “Ne të gjithë ishim gabim”, si e kemi “gjykuar ose para gjykuar” Kryeministrat e Presidentët e Kosovës, udhëheqësit e saj politik.

Pikërisht, të vijmë te Kryeministrit aktual Albin Kurti

Athere kur menduam se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtii, “nuk dinte se çfarë po bënte” , dhe, kur dukej qartë se nuk po “zbutej” sado pak ndaj qëndrimeve të tija, për Kosovën si Kryeministër, edhe athere kur Washingtoni apo Brukseli e “kërcënoi” e “shantazhojë” e “dënojë”, e “trëmbi” e “frikësojë”. Dhe, e rrëzojë për tre katër muaj, katër vjet më parë, Kurti në çdo qendrim të tij u bë “gardiani” i Kushtetutës së Kosovës.

Pra, këtu mendojë se e gjejmë edhe kuptimin e vërtetë i këtyre fjalëve dhe i verdiktit shkatërrues të asaj politike, që Washingtoni dhe Brukseli, përdori për më shumë se 20 vjet, ndaj udhëheqësve të Kosovës. Madje duke e shtrembëruar (dashje ose pa dashje) edhe realitetin politik të Kosovës, dhe duke “ushqyer me forcë” në mënyrë të rëndë, frikë të ekzagjeruar që ishte jashtëzakonisht joproporcionale me rrezikun aktual të paraqitur nga Serbia ndaj Kosovë, në anën tjetër..

Tani si mund të ndodhte kjo? që Rezoluta për Srebrenicën dhe anëtarësimi i Kosovës në KiE, që pritet të ndodh së shpejti, erdhi për shkak të mohimit të realitetit nga Serbia, pra qendrimve të Beogradit, Vuçiqit dhe Daçiqit, apo edhe nga Kosova dhe Bosnja që më në fund e gjetën “solucionin” si ta “çmontojnë” qëndrimin e Beogradit, para Brukselit, New Yorkut dhe Washingtonit.

Të cilët për “hatër” të së vërtetës, duhet pranuar se edhe dështuan me këta dy emisarë, si Lajçak dhe Esckobar, të cilët u zvendesuan mbas një periudhe të gjatë të kreysimit të këtyre bisedimeve.

Mirëpo,megjithse, vonë, por “më mirë vonë se sa kurr”, që komuniteti ndërkombëtar, ariti më në fund të kuptojë,; si njëri që kishte gati dhjetë vjetë si emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, luajti lojën politike të ” Karrotës dhe Shkopit”, dhe nuk shkojë më shumë sesa “ec e jaket” e tij. Ndërsa, tjetri si ish emisari special të ShBA-së për Ballkanin, diplomati Gabriel Escobar, me “Politikën e Frikës”, “ngeci” dhe nuk arriti asgjë , aqsa me këtë rast do të përdorja një shprehje që vjen nga ai zhargonji i rëndomt politik ” as mish as peshk”.

Kurti, pra si përfundim duke e thyer tabun e termit të “Politikës së frikës” dhe të “Ndëshkimit-masave” të paktën deri tani mund të thuhet se e ka fituar “luftën” me Vuçiqin .Aqsa e detyrojë atë hapur të pranojë se “Kam frikë nga Albin Kurti. Është, tri herë më i vështirë se Haradinaj e Thaçi”, ka thënë ai.

Dhe, mesa duket ia (Albin Kurti) ia ka arritur qëllimit të tij, edhe nëpërmjet “kundërshtimit” e qendrimeve të tija, “kokëforta” ndonjëher që i ka bërë edhe ndaj Uashingtonit e Brukselit.

TË FUNDIT
1 ditë
Legjitimiteti dhe pushteti
2 ditë
Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare
3 ditë
Marrëveshja e Konçulit
4 ditë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
5 ditë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

ME TE LEXUARA

1 ditë
Legjitimiteti dhe pushteti

LEXO MË SHUMË

zeka-alternativa

Legjitimiteti dhe pushteti

sunaj-raimi

Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

ramabaja sadri

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

kurti vucic rama

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

INFO

NA NDIQ