Astrit Iseni: Është koha të mos heshtim, Kumanova shqiptare është persekutuar nga regjimi 20 vjeçar

Picture of INA
INA

30/04/2024

Astrit Iseni: Atdheu im ka merituar që moti të jetë në BE, mjafton të mosqenurit BDI, do të sjellim risi në inovacione, ekonomi e arsim…

Në njësinë zgjedhore numër 2 Koalicioni opozitar VLEN në zgjedhjet presidenciale ishte konkurrente e fortë ndaj BDI-së dhe Frontit Evropian. Kur jemi në fushatë parazgjedhore parlamentare kandidatët për deputet nga ky koalicion është edhe profesori universitar në lëminë e sportit Astrit Iseni që vjen nga Lëvizja Demokartike.  Në një intervistë enkas për Agjencinë e Lajmeve INA, Astrit Iseni thotë se fokusi i tij është rinia, por nuk harron edhe vuajtjet e kumanovarëve për 20 vitet e demokracisë dhe heshtjen, vazalitetin e politikanëve shqiptarë të kësaj ane.

INA: Ju vini inga sfera e Universitetit dhe relativisht i ri në moshë. Çfarë do të thotë për ju të merresh me politikë dhe çfarë interesash të të rinjve mendoni se po përcillni tek elektorati shqiptar?

Astrit Iseni: Të merresh me politikë për mua është të merresh me problemet publike, qofshin ato të nivelit makro ose mikro. Të nivelit makro janë p.sh. që të merresh pikërisht me pengimin dhe ndalimin e emigrimit masiv që po vuan vendi ynë tani më dy dekada, ndërsa në nivel mikro, meqë vijë nga fusha e universitetit është që të merrem me problematikat arsimore që vuan sistemi ynë universitar, si p.sh krijimi dhe pajijsa e fakulteteve me laboratore adekuate dhe pajisje të standardizuara për ngritjen e cilësisë mësimore, më konkretisht avansimin profesional – shkencor të kuadrove të rinj dhe gjithsesi stafit akademik me trendet kohore dhe konkurencën e mirfilltë. Me angazhimin tim mendoj që të rinjve t’iu përcjellë një mesazh pozitiv, një mesazh shprese i cili :është zbehur skajshmërisht dhe këtë e dëshmon më së miri mbushja e autobuseve përplot që nisen nga Shkupi, Kumanova e gjetiu në drejtim të vendeve perendimore.

Unë jam kycur për të rinjtë, sepse ata janë e shpresa dhe e ardhmja. Gjithë jetën kam kontribuar për të rinjtë, fillimisht duke ligjeruar si profesor dhe pastaj, duke hapur klube të atletikës, fitnesit e sporteve tjera.

Unë e shoh potencialin tek të rinjtë. Për ata jam me gjithë zemër e mendje i përkushtuar. Ne duhet tu ofrojmë kushte të rinjve, fusha sporti, basketbolli, financime solide të klubeve shqiptare, bursa dhe shkollim adekuat e dinjitoz.

INA: Çfarë mendoni t’i ofroni ju shqiptarëve në njësinë e dytë zgjedhore dhe çfarë do të bëni ndryshe nga BDI?

Astrit Iseni: Shqiptarëve në zonën e dytë zgjedhore do ju ofrojmë fillimisht dinjitetin e munguar, përfaqësimin meritor, largimin e diskriminimit si etnitet në institucionet shtetërore dhe mundësinë e zhvillimit në të gjitha sferat sociale.

Ajo që do të bëjmë gjithashtu ndryshe është fillimisht të qenurit VLEN, formacion koalicionimi si shpëtimtarë për mbarë shoqërinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Veprimit tonë politik i mjafton si barometër vetëm të mos qenurit BDI, të qenurit vetvetja, të qenurit VLEN mjafton si rrugëtim politik inovativ.

Shqiptarët e Kumanovës dhe Likovës kanë vuajtur shumë, ndërsa përfaqësuesit e tyre kanë heshtur duke pranuar të jenë vazalë të pushtetarëve maqedonas.

Baca Sul nga fshati Sopot, u persekutua me gjithë familje, vetëm se ishte atdhetar dhe luftoi për liri në vitin 2001. Nga torturat e shumta në burg e humbi shëndetin, e humbi shikimin, ja shkatërruan jetën. Përfaqësuesit politik shqiptarë nga BDI heshtën si vazalë dhe nuk bën asgjë.

Avni Ajetin nga Kumanova e torturuan, e zhigosën për ta dëtyruar të jap dëshmi nën presionin e dhunës.

Agim Behlulin, gazetarin dhe intelektualin kumanovar e persekutuan dhe sa ishte në burg i vdiq Nëna nga vuajtjet për djalin. Përfaqësuesit tonë heshtën.

Rexhail Qerimin na e vranë në burg, një djalë nga një familje fisnike dhe pjesëmarrës në luftën e UÇK-së. Përfaqësuesit më të lartë të BDI-së heshtën.

Na e vranë edhe komandant Shqiponjën dhe shumë dëme dhe viktima na shkaktuan, ku Kumanova ishte si eksperiment i kuzhinave serbo-sllave.

Politika shqiptare, konkretisht BDI, heshti dhe u pasurua, por vuajtjet e nënave tona do ti mallkojnë nga varri. Por edhe ne si Kumanovar duhet tu japin përgjigjen e merituar më 8 Maj.

Në rastin e Kumanovës, ushtria dhe policia e Maqedonisë luftuan një lagje të banuar me civil, gra, fëmijë dhe pleq, shkaktuan trauma dhe humbje të mëdha, ndërsa pjesëmarrësit kryesor në luftën e vitit 2001, me ndihmën e politikës shqiptare i dërguan në burgje.

I ftoj kumanovarët e mijë të dashur që të më japin mbështetje, dhe ju premtoj se unë nuk do të heshtë. E kam pasur borxh një herë të dal dhe të kërkoj mbështjetje  për të dhënë kontribun për qytetin tim dhe vendin tim.

Ju e keni në dorë, vota Juaj  është forca juaj, e forca Juaj do jem unë, me aq sa kam fuqi për të luftuar për barazi e drejtësi.

INA: Cilat do jenë prioritetet e juaja nëse do bëheni pjesë e qeverisë?

Astrit Iseni: Prioritetet tona do të mbështeten në disa shtylla kryesore, siç janë: rimëkëmbja e ekonomisë e cila sidomos është dobësuar nga keqmenaxhimi i pushtetit, si dhe gjendja pos pandemisë, mirëqenie për të gjiithë – zhvillim ekonomik dhe shanse më të mëdha për të gjithë, modernizim për zhvillim të turizmit, energjisë së rinovueshme, ekonomisë  digjitale etj, ruajtja e familjes si themeli ku ndërtojmë të ardhmen dhe mundësi krijimi të kushteve për një jetesë më të dinjitetshme dhe avansim proporcional të shqiptarëve dhe kuadrove cilësor në institucionet përkatëse të shtetit.

INA: Në shumë zgjedhje sa i përket Likovës përsëriten kërkesat për investime, se do të hiqet rajoni i krizës, se do të kemi ujë të pijshëm! Ju si do të veproni me Likovën?

Astrit Iseni: Për të hequr rajonin e krizës duhet të hiqen nga pushteti me ata të cilët e kanë vendosur si rajon i krizës, ata nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme sepse nuk e kanë legjitimitetin për të qeverisur, dhe sot për të qeverisur vendin tonë shumicë konstituive do t; kemi ne si VLEN dhe VMRO. Ne me partnerët e koalicionit (VLEN) kemi momentin  historik për të shtruar dorën e qytetarit i cili pajtohet për të ardhmën e atdheut që e kemi të përbashkët. Atdheu im ka merituar që moti të jetë pjesë e familjes Europiane dhe ne me partnerët tonë do të heqim të gjitha pengesat që e ngadalësojnë, për mos të thënë e ndalojnë zhvillimin e Likovës dhe komunave tjera në nivel republikan.

Para se të fillojmë me investime të huaja ne i kemi të gatshme investimet tona fillimisht nga diaspora, më saktësisht gjenerata e tretë e cila jo vetëm se po i ndihmon këtij procesi demokratik – institucional që po ndodh në vend, por ka shprehë edhe dëshirën e flaktë për të bërë investime kapitale duke e përcjellë atë bashkë me emocionin shpirtërorë në mënyrë që lidhja agnatike të ruhet jo vetëm me shpirt e zemër, por edhe me derdhje të kapitalit financiar.

Para se të dal te propozimi konkret më lejoni vetëm t’ju sjell në vëmendjen tuaj një fakt që ka të bëjë me kryetartin e komunës së Likovës që është tani më dy mandate, i cili për nevojat e tij dhe jo ato qytetare së fundmi kur ndërtoi shtëpinë e tij hapi edhe pusin në bahçen e tij për t’u furnizuar mjaftueshëm me ujë të pijshëm. Kjo është fatkeqësi për të mos thënë tragjedi, pasi që natyra nuk është edhe aq e favorshme me qytetarët e tjerë të komunës të cilët bëjnë shpime deri në 80 metër nën tokë dhe sërish ngelen pa një gotë me ujë për pije. Mjafton të ceken fshatrat si Llojani, Sllupçani, Orizarja, Vishtica, Nikushtaku etj, që i bie 80% e komunës së Likovës është duke vuajtur për nevojat elementare të jetës, siç është burimi i ujit, kurse fshatrat si Likova dhe Opaja edhe pse kanë favorin e natyrës, uji që nxirret nga puset e tyre nuk është cilësor për konsumim dhe ka mbetje bakteriale shumë të dëmshme për shëndetin publik.

Sa i përket neve si koalicion ky është premtimi i parë të cilën zotohemi që projekti në fjalë të realizohet pasiqë kjo punë është zvarritur që nga vitet e 90-ta dhe nuk ka arsye që ne të zvarrisim këtë të drejtë elemntare për qytetarët. Në këtë drejtim angazhimi im është vertikal me qeverinë qendrore që është pjesë e kontratës sonë. /

Intervistoi: Fatos Rushiti -INA

 

 

 

TË FUNDIT
6 minuta
Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre
8 minuta
Lupço Palevski Pallço, sot para gjykatës për vrasjen e dyfishtë
9 minuta
Për 2€ më lirë shporta e konsumit në muajin maj
19 minuta
KSHZ i ndan çertifikatat për mandatet e deputetëve
2 orë
Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz

ME TE LEXUARA

1 ditë
EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND 24"
9 orë
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
1 ditë
“Vëllavrasje”, Kasami: Deklarata e Ahmetit e rrezikshme! Ne nuk jemi të interesuar për asnjë konflikt
3 orë
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit
1 ditë
A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?

LEXO MË SHUMË

matura-shteterore-provimi

Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre

Palevski palco

Lupço Palevski Pallço, sot para gjykatës për vrasjen e dyfishtë

fature-market

Për 2€ më lirë shporta e konsumit në muajin maj

large

KSHZ i ndan çertifikatat për mandatet e deputetëve

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1-750x430-1

Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz

qytetare-1280x899

Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta

Prokuroria

Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!

treni stacioni hekurudhor shkup

Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

INFO

NA NDIQ