Partitë shqiptare harrojnë temat e mëdha për veting, barazi gjuhësore e kushtetuese, flasin për ekonomi dhe politika sociale

Picture of INA
INA

30/04/2024

Temat sociale po dominojnë fjalorin e premtimeve parazgjedhore të partive politike shqptare. Nga ana tjetër fare pak ose askush nuk e zë në gojë vetingun në gjyqësor, zbardhjen e rasteve të montuara politike, barazinë gjuhësore dhe kushtetuese mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Fronti Evropian konkretisht bartësja e saj BDI me 22 vite në qeverisje premton kornizë të re ekonomike me fokus investimet në trajonet shqiptare.
Nga VLEN premtojnë se nuk do të harxhojnë kohën si BDI me poste simbolike qeveritare por do të fokusohen tek politikat ekonomike e sociale me theks edhe tek investimet në inovocione dhe arsim.

‘’Dua të them se koha e “kryeministrit teknik”, “ministrit të Jashtëm simbolik”, “kryetarit të parë të Parlamentit” kanë përfunduar. Sot shqiptarët kanë nevojë që të ndiejnë së përfaqësohen në mënyrë cilësore dhe jo vetëm simbolike. Sepse, ndërkohë që shqiptarët e kishin kryeministrin, maqedonasit i kaluan ligjet për reformën energjetike që i favorizonin kompanitë maqedonase! Shikoni disparitetet në shpërndarjen e bllok-donacioneve, shikoni zhvillimin e (pa)barabartë regjional, shikoni iniciativat në zonat industriale në Shkup dhe krahasoni me shkretëtirën në zonën industriale në Tetovë. Mos të flasim pastaj për gjendjen e shkollave, si ministri i Arsimit është shqiptar me dekada, ndërsa nxënësit shqiptarë nuk mund të pajisen me libra shkollorë, apo se si në fshatin e liderit të BDI-së ende nuk ka kanalizim, apo ujesjellës në shumicën e zonave rurale më popullsi shqiptare’’ kështu është shprehur Izet Mexhiti nga Koalicioni VLEN në një intervistë për gazetën Nacionale në Kosovë.

Fronti Evropian nga ana tjetrë druan se një koalicion i ri mes VLEN dhe VMRO do të stoponte procesine integrimit në BE. Si nënkryetari BDI-ë Arbër Ademi që foli për kushtëzimet për ndryshimet kushtetuese ashtu dhe ministri aktual i Administratës Publike nga ASH e Selës Naim Bajrami përmend pasivizimin e mundshëm të agjendës evropiane që sipas tij do të prodhonte pasiguri në vend dhe stagnim.

‘’Shtyrja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo pasivizimi i agjendës evropiane e vendos në pikëpyetje edhe procesin e reformave në vend dhe si rezultat rrezikon stagnim, pasiguri, izolim dhe mungesën e një perspective të qartë zhvillimore”, u shpreh Naim Bajrami, Fronti Evropian’’
Ndryshe vetingun në gjzqësor e patën theksuar shpesh më herët funksionarë të lartë të BDI-s[ dhe vetë kryetari i saj Ali Ahmeti se duhet të ndodh duke marrë si shembull rastin e Shqipërisë

Nga ana tjetër eksponentë të VLEN si Afrim Gashi, Bilall Kasami e Arben Taravari kanë pasur zotime se do të punojnë për zbardhjen e rastev si ‘Monstra’, ‘’Alfa’’, Rasti i Kumanovës’’, ndërkaq funksionrë të këtyre partive kanë folur më parë edhe për zbardhjen e rastit të vrasjes së ish komandantit të njohur të UÇK-së Harun Aliu, komandatit tjetër të UÇK-së Isa Lika, Ridvan Neziri, etj. Fatos Rushiti/INA/

TË FUNDIT
1 orë
Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën
3 orë
Schneeberger: Kurti s'ka faj, BE po bëhet "kukull" e Vuçiqit dhe Putinit
4 orë
PTHP: Hetim ndaj dy personave për marrje ryshfeti
5 orë
Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat
6 orë
SHBA: Aksioni policor në veri, i pakoordinuar dhe përshkallëzon tensionet

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
6 orë
Alarmon ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, ja për çfarë po përgatitemi
1 ditë
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
6 orë
SHBA: Aksioni policor në veri, i pakoordinuar dhe përshkallëzon tensionet
1 ditë
Komisioni Evropian fton Shkupin dhe Athinën t’i përmbahen marrëveshjes për ndryshimin e emrit
5 orë
Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat
1 ditë
Qeveria me njoftim: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve, nuk kemi dërguar mesazhe për kompensim

LEXO MË SHUMË

Shkolla Vizbeg

Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

Screenshot_2024-05-21-12-09-03-445_com.android.chrome-edit

Schneeberger: Kurti s’ka faj, BE po bëhet “kukull” e Vuçiqit dhe Putinit

Prokuroria

PTHP: Hetim ndaj dy personave për marrje ryshfeti

vmro vlen negociata

Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat

dash-1

SHBA: Aksioni policor në veri, i pakoordinuar dhe përshkallëzon tensionet

ivan

Alarmon ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, ja për çfarë po përgatitemi

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

Screenshot_2024-05-20-23-16-19-497_com.facebook.katana-edit

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

GJYKATA

Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor

INFO

NA NDIQ