Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

Picture of ina-online
ina-online

30/04/2024

Kosova ka arritur një moment historik duke marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran. Kështu u tha në ngjarjen shënues të ceremonisë për marrjen e vlerësimit kreditor, ku ishin të pranishëm kryeministri, Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, Drejtoresha e USAID në Kosovë, Eileen Devitt dhe përfaqësues të tjerë.

Fitch Ratings, agjenci globale e vlerësimit i ka dhënë Kosovës vlerësimin BB-, duke treguar perspektivë të qëndrueshme dhe duke e pozicionuar vendin në mënyrë të favorshme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, ky vlerësim u tha se do të shërbejë si pasaportë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaj.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ky vlerësim do të ketë ndikim pozitiv për vendin.

“ Nga Agjencia Fitch Ratings e cila i ka dhënë Kosovës vlerësimin 2B-. Ky vlerësim nënkupton se në perspektiven ndërkombëtare, Republika e Kosovës vendoset në hartën e shteteve si destinacion për investitorët e huaj. Agjencia Fitch Ratings në vlerësimin e saj ka marrë për bazë shumë faktorë ekonomikë, financiarë, institucionalë dhe politikë. Specifikasht metodologjia që përdorë agjencia për vlerësimin kreditor sovran merr për bazë tre vitet e fundit të përformancës financiare të vendit. Si qeveri që nga fillimi, veçanërisht përmes Ministrisë së Financave, jemi përkujdesur që të ndërmarrim politika të qëndrueshme të cilat do të shërbenin si katalizator për rritjen ekonomike dhe pozicionimin e favorshëm makro-fiskal të vendit. Kjo shihet qartazi në vlerësimin e Fitch Ratings që është dhënë për republikën tonë“, tha ai,

Ai shtoi se agjencia vlerëson se faktorët kyç kanë qenë ulja e deficitit buxhetor, rritja ekonomike, politikat e besueshme fiskale, rritja e vazhdueshme e mbledhjes së tatimit dhe niveli i ulët i borxhit publik në raport me bruto produktin vendor.

Ndërsa drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Eileen Devitt tha se ky raport tregon progresin ekonomikë që ka arritur Kosova që nga pandemia dhe i parasheh mundësitë e tjera për investime.

TË FUNDIT
2 orë
Këshilli i Evropës thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
2 orë
Zëri i Amerikës i mbushi 80 vjeç!
2 orë
Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për Korridoret
4 orë
Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë
5 orë
Donika Gërvalla deklarohet rreth zhvillimeve aktuale për Kosovën në Këshillin e Evropës

ME TE LEXUARA

2 ditë
Mësohen emrat e grupit negociator nga VLEN në bisedimet me VMRO-DPMNE-në
1 ditë
Varhej: Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit
10 orë
Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë për një takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës
1 ditë
Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?
1 ditë
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
10 orë
Ndryshimet kushtetuese, "nyje" në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it

LEXO MË SHUMË

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Këshilli i Evropës thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

ZERI AMERIKES

Zëri i Amerikës i mbushi 80 vjeç!

KORRIDORI-10 (1)

Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për Korridoret

arben taravari

Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë

Donika Gervalla

Donika Gërvalla deklarohet rreth zhvillimeve aktuale për Kosovën në Këshillin e Evropës

arben taravari

Taravari citon profetin Muhamed: Mirësia është shenjë besimtari…

robert fico

Kryeministri Fico në gjendje të rëndë, doktorët sllovakë duan ta lëvizin nga spitali

TARAVARI MICKOSKI

Ndryshimet kushtetuese, “nyje” në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it

Gerald Knaus

Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë për një takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës

INFO

NA NDIQ