Zekolli: “Korridori 8”, projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor

Picture of INA
INA

29/10/2024

Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri vlerëson se “Korridori 8” është një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor.
Sipas saj, përparimi në procesin e shpronësimeve të parcelave për ndërtimin e “Korridorit 8” ka qenë një përpjekje intensive dhe shumë e rëndësishme.

“Për këtë projekt madhor është e nevojshme shpronësimi i 4032 parcelave, ndërsa ne me krenari ju themi se deri sot kemi arritur të shpronësojmë 2432 prej tyre, që i bie mbi 50%. Ky rezultat tregon qartë për përkushtimin dhe angazhimin e gjithë ekipit dhe ecurinë me ritëm të shpejtë drejt realizimit të këtij korridori të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut”, thekson Shaqiri.

“Ne e gjetëm procesin e shpronësimeve në fazë shumë të ulët, me vetëm 3% të përfunduara. Mirëpo, organizimi i mirë i punës bëri që në një periudhë një mujore të arrijmë në përfundim të mbi 50% të shpronësimeve. Padyshim se ky është sukses i të gjitha palëve të përfshira në këtë proces. Fokusi ynë është i jashtëzakonshëm për të arritur deri në finalizimin e shpronësimit të të gjitha parcelave. Një falënderim shkon edhe për zv.Drejtorin, Nazim Taipi dhe kolegët tjerë nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRRSH) për korrektësinë dhe bashkëpunimin që kanë treguar deri më tani në këtë proces. Me një ekip të këtillë, të përkushtuar maksimalisht, puna ka qenë kyçe deri në arritjen e këtij progresi të madh. Kjo na motivon ne për fazat e ardhshme. Me këtë përparim ne tregojmë se kur përkushtimi dhe bashkëpunimi është i pranishëm, synimet e mëdha bëhen realitet”, thotë ajo.

TË FUNDIT
3 orë
Zekolli: “Korridori 8”, projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor
4 orë
Liberaldemokratët e Zajkovës braktisin LSDM-në, do t’i bashkohen Qe...
4 orë
Bekim Emini emërohet Avokat i Shtetit
5 orë
Do të rriten pagat në arsim e shëndetësi, paga minimale dhe pensionet
7 orë
Korridori 8, 2 km të Bllacës dhe zhurmat provinciale!

ME TE LEXUARA

8 orë
Punonjësit e Postës së Maqedonisë punojnë në kushte çnjerëzore – Ta...
17 orë
Në mëngjes mjegull e dobët në disa lugina, gjatë ditës me diell
12 orë
LSDM: Të hetohet skandali në pikat pagesore, 40 vetura të kalojnë p...
7 orë
Korridori 8, 2 km të Bllacës dhe zhurmat provinciale!
17 orë
Një grup i të burgosurave nga Idrizova me apel institucioneve: Qënd...
11 orë
Azizi: Ali Ahmeti s’din të shkruaj letra, ato i shkruan Grubi

LEXO MË SHUMË

Zekolli: “Korridori 8”, projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor

Liberaldemokratët e Zajkovës braktisin LSDM-në, do t’i bashkohen Qeverisë

Bekim Emini emërohet Avokat i Shtetit

Do të rriten pagat në arsim e shëndetësi, paga minimale dhe pensionet

Korridori 8, 2 km të Bllacës dhe zhurmat provinciale!

Punonjësit e Postës së Maqedonisë punojnë në kushte çnjerëzore – Tavani me material kancerogjen!

Pr/buxheti për vitin 2025 në seancë qeveritare, deficiti buxhetor pritet të jetë 683 milionë euro?!

Posta e Maqedonisë në gjendje të rëndë – Kurtishi ka plan për dalje nga kriza

“Shqiptarët nuk janë larguar nga pozitat” – Ibrahimi: Kemi ruajtur ekuilibrin në qeveri