SPB Tetovë njofton se dje (19.11.2025), në orën 20:40, në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në nyjen e Grupçinit, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor Grupçin kanë ndaluar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç nga fshati Grupçin.
Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me të cilin po udhëtonin, dhe gjatë kontrollit personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
“Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.